YouVersion Logo
Search Icon

Mateu 7:7-12

Mateu 7:7-12 AL1

«Lypni e do t'ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t'ju hapet, sepse kush lyp, merr; kush kërkon, gjen dhe atij që troket, do t'i hapet. Kush prej jush do t'i jepte gur fëmijës së vet po t'i kërkonte bukë? Ose, do t'i jepte gjarpër po t'i kërkonte peshk? Nëse ju, që jeni të këqij dini t'u jepni fëmijëve tuaj gjëra të mira, aq më shumë Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë. Bëjuni të tjerëve gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve. Në këtë përmblidhen ligji e profetët».