YouVersion Logo
Search Icon

Mateu 28

28
Ngjallja
(Mk 16.1-8; Lk 24.1-12; Gjn 20.1-10)
1Pas së shtunës, në mëngjes herët, Maria Magdalena dhe Maria tjetër erdhën për të parë varrin. 2Papritur ra një tërmet i fortë dhe një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, rrokullisi gurin#28.2 dorëshk. të tjera edhe: nga hyrja e u ul mbi të. 3Fytyra e engjëllit shndriste si vetëtima e rrobat i kishte të bardha si dëbora. 4Rojat i zuri një frikë aq e madhe, saqë u drodhën e mbetën si të vdekur. 5Engjëlli foli e u tha grave: «Mos kini frikë! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuarin. 6Nuk është këtu, se ai u ngjall siç pati thënë. Ejani e shihni vendin ku qe vënë#28.6 dorëshk. të tjera edhe: Zoti.
7Shkoni shpejt e u thoni dishepujve të tij se ai u ngjall prej të vdekurve dhe se do të shkojë përpara jush në Galile. Atje do ta shihni. Këto kisha për t'ju thënë».
8Ato u larguan me të shpejtë nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuan për të lajmëruar dishepujt. 9Dhe ja, Jezui u doli përpara e u tha: «Ju përshëndes!». Ato iu afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan. 10Atëherë Jezui u tha: «Mos kini frikë! Shkoni e u thoni vëllezërve të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin».
Dëshmia e rojave
11Ndërsa gratë ishin rrugës, disa roja shkuan në qytet e u treguan kryepriftërinjve gjithçka që kishte ndodhur. 12Kryepriftërinjtë e pleqtë u mblodhën e pasi ranë në një mendje, u dhanë ushtarëve një shumë të madhe parash 13e u thanë: «Ju duhet të thoni se dishepujt e tij erdhën gjatë natës kur ju po flinit dhe e vodhën trupin e tij. 14Po ta marrë vesh qeveritari, do ta bindim ne e nuk do të lejojmë që ju të ndëshkoheni». 15Ata morën paratë e bënë siç i mësuan.
Kështu këto fjalë janë përhapur ndër judenjtë deri në ditët e sotme.
Porosia
(Mk 16.14-18; Lk 24.36-49; Gjn 20.19-23; Vp 1.6-8)
16Të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në malin që u kishte thënë Jezui. 17Kur e panë Jezuin, e adhuruan, por disa prej tyre dyshuan. 18Jezui iu afrua e u tha: «Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë, 19prandaj shkoni e mësojini të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të shenjtë. 20Mësojini të zbatojnë gjithë sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës».

Currently Selected:

Mateu 28: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in