YouVersion Logo
Search Icon

Mateu 14

14
Vrasja e Gjon Pagëzorit
(Mk 6.14-29; Lk 9.7-9)
1Atëherë Herod Tetrarku dëgjoi për Jezuin 2e u tha shërbëtorëve të vet: «Ky është Gjon Pagëzori. Ai është ngjallur prej të vdekurve, prandaj veprojnë këto fuqi në të». 3Në të vërtetë Herodi e kishte kapur Gjonin, e kishte lidhur dhe e kishte futur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet, 4sepse Gjoni i kishte thënë: «Nuk të lejohet ta marrësh për grua». 5Herodi donte ta vriste, por kishte frikë nga populli që e mbante Gjonin për profet. 6Por kur festohej ditëlindja e Herodit, vajza e Herodiadës kërceu para të ftuarve dhe i pëlqeu Herodit 7aq shumë, sa i premtoi me betim t'i jepte çfarëdo që t'i kërkonte. 8Ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: «Më jep këtu në një pjatë kokën e Gjon Pagëzorit». 9Mbretit i erdhi keq, por, për shkak të betimit dhe të të ftuarve, urdhëroi t'ia jepnin. 10Ai dërgoi dikë që ia preu kokën Gjonit në burg. 11Kokën e tij e sollën në një pjatë, ia dhanë vajzës dhe ajo ia çoi së ëmës. 12Pastaj erdhën dishepujt e Gjonit, e morën trupin, e varrosën dhe shkuan e i treguan Jezuit.
Ushqimi i pesë mijë vetave
(Mk 6.30-44; Lk 9.10-17; Gjn 6.1-14)
13Kur i dëgjoi këto, Jezui u largua që andej me varkë dhe u tërhoq mënjanë në një vend të shkretë. Por turmat, kur e morën vesh, i shkuan pas më këmbë nga qytetet. 14Si arriti në breg, pa një turmë të madhe. Ndjeu dhembshuri për ta dhe shëroi të sëmurët e tyre. 15Në mbrëmje erdhën dishepujt e i thanë: «Ky vend është i shkretë e tashmë është bërë vonë. Lëri turmat të shkojnë nëpër fshatra e të blejnë ushqim». 16Jezui u tha: «Nuk është nevoja të shkojnë, jepuni ju të hanë». 17Ata i thanë: «Ne kemi vetëm pesë bukë e dy peshq me vete». 18Jezui tha: «M'i sillni këtu». 19Pastaj, si i urdhëroi turmat të uleshin në bar, mori pesë bukët e dy peshqit, ngriti sytë drejt qiellit, tha lutjen e bekimit, theu bukën, ua dha dishepujve dhe dishepujt ua dhanë turmave. 20Të gjithë hëngrën e u ngopën. Me copat e bukës që tepruan u mbushën plot dymbëdhjetë shporta. 21Ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, përveç grave e fëmijëve.
Ecja mbi ujë
(Mk 6.45-52; Gjn 6.15-21)
22Pastaj Jezui u dha urdhër dishepujve të hipnin në varkë e të shkonin përpara tij në bregun tjetër, derisa ai të shpërndante turmat. 23Pasi shpërndau turmat, u ngjit i vetëm në mal për t'u lutur. Në mbrëmje ai ishte ende aty i vetëm, 24ndërsa varka ishte tashmë shumë larg bregut dhe rrihej prej dallgëve, se era ishte kundër. 25Në agim#14.25 ose: në rojën e katërt të natës, Jezui erdhi tek ata duke ecur mbi liqen. 26Por kur e panë dishepujt duke ecur mbi liqen, u tmerruan e thanë: «Është fantazmë!». Dhe bërtitën nga frika. 27Por menjëherë Jezui u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!». 28Pjetri u përgjigj: «Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujë». 29Jezui i tha: «Eja!». Pjetri zbriti nga varka, eci mbi ujë e shkoi te Jezui, 30por kur pa erën e fortë, u tremb dhe teksa filloi të fundosej, bërtiti: «Zot, më shpëto!». 31Menjëherë, Jezui zgjati dorën, e kapi e i tha: «Përse dyshove, o besimpakët?». 32Kur hipën në varkë, era pushoi. 33Ata që gjendeshin në varkë i ranë në gjunjë e i thanë: «Ti je me të vërtetë Biri i Perëndisë».
Shërimi në Gjenesaret
(Mk 6.53-56)
34Si kaluan në bregun tjetër, arritën në krahinën e Gjenesaretit. 35Kur e njohën, njerëzit e atij vendi çuan fjalë në të gjithë krahinën përreth, i sollën të gjithë të sëmurët 36e iu lutën që të mund t'i preknin vetëm cepin e gunës. Kështu, ata që e prekën, u shëruan.

Currently Selected:

Mateu 14: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy