YouVersion Logo
Search Icon

Levitiku 10

10
Mëkati i Nadabit dhe Abihuit
1Nadabi e Abihui, bijtë e Aronit, morën secili temjanicën e vet, i mbushën me prush, vunë mbi to temjan dhe i kushtuan Zotit një zjarr të pashenjtëruar që ai nuk ua kishte urdhëruar. 2Atëherë prej pranisë së Zotit doli një zjarr, që i përpiu, e ata vdiqën në prani të Zotit. 3Atëherë Moisiu i tha Aronit: «Për këtë foli Zoti kur tha:
“Tek ata që më afrohen
do ta tregoj shenjtërinë time,
do të përlëvdohem
para syve të mbarë popullit”».
Aroni nuk foli. 4Moisiu thirri Mishaelin dhe Elcafanin, bijtë e Uzielit, ungjit të Aronit, e u tha: «Shkoni e merrni vëllezërit tuaj prej shenjtërores dhe nxirrini jashtë fushimit». 5Ata shkuan dhe i nxorën me gjithë rroba jashtë fushimit, siç kishte urdhëruar Moisiu. 6Pastaj Moisiu i tha Aronit e bijve të tij, Eleazarit e Itamarit: «Mos i shkulni flokët e mos i shqyeni rrobat, që të mos vdisni e që të mos bjerë zemërimi i Zotit mbi gjithë bashkësinë. Ata që i dogji zjarri i Zotit le t'i qajnë vëllezërit tuaj dhe mbarë shtëpia e Izraelit. 7Mos dilni jashtë derës së tendës së takimit, se jeni lyer me vajin e vajosjes së Zotit. Përndryshe, do të vdisni». Ata bënë siç i urdhëroi Moisiu.
8 Zoti i tha Aronit: 9«Kur të hyni në tendën e takimit, mos pini verë e pije dehëse, as ti e as bijtë e tu, që të mos vdisni. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë. 10Kështu, do të mund të dalloni mes gjërave të shenjta e gjërave të rëndomta, mes të pastrave e të papastrave, 11dhe do të mund t'u mësoni izraelitëve të gjitha rregullat që u ka urdhëruar Zoti përmes Moisiut».
12Moisiu i tha Aronit e bijve që i kishin mbetur, Eleazarit e Itamarit: «Çka mbetet prej flisë së drithit pas kushtimit të flive të zjarrit për Zotin, merreni dhe hajeni si bukë të ndorme pranë altarit, sepse është gjë shumë e shenjtë. 13Hajeni në vendin e shenjtë, se është pjesa e caktuar për ju e për bijtë tuaj prej flive të zjarrit për Zotin. Kështu më është urdhëruar. 14Gjoksin e flisë së lartësimit dhe kofshën e dhuratës hajeni në një vend të pastër bashkë me bijtë e me bijat, se kjo është pjesa e caktuar për ju e për bijtë tuaj prej flive të paqtimit të izraelitëve. 15Kofshën e dhuratës dhe gjoksin e flisë së lartësimit silleni e ngrijeni bashkë me dhjamin e flive të zjarrit si fli lartësimi për Zotin. Ju përket juve e bijve tuaj, si një e drejtë e përhershme, siç ka urdhëruar Zoti».
16Mandej, Moisiu kërkoi të dinte si e kishin kushtuar cjapin e flisë për mëkatin dhe mori vesh se e kishin djegur. Atëherë ai u zemërua me Eleazarin e me Itamarin, bijtë që i kishin mbetur Aronit, e u tha: 17«Pse nuk e hëngrët flinë për mëkatin në vendin e shenjtë? Ajo është gjë shumë e shenjtë e ju është dhënë për të hequr fajin e bashkësisë dhe për të bërë shlyerjen për të para Zotit. 18Meqenëse gjaku i flisë nuk ishte sjellë brenda shenjtërores, ju duhet ta hanit atë në shenjtërore, siç ju urdhërova». 19Aroni iu përgjigj Moisiut: «Ja, sot që u kushtua flija për mëkatin dhe flija e shkrumbimit para Zotit, më ndodhën gjithë këto gjëra. Po të haja sot flinë për mëkatin, a do ta kisha pëlqimin e Zotit?». 20Kur Moisiu i dëgjoi këto, mbeti i kënaqur.

Currently Selected:

Levitiku 10: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy