YouVersion Logo
Search Icon

Jozuehu 4

4
Dymbëdhjetë gurët përkujtues
1Kur i gjithë populli kishte kaluar Jordanin, Zoti i tha Jozuehut: 2«Zgjidh dymbëdhjetë burra nga populli, nga një për fis, 3e jepu këtë urdhër: merrni nga shtrati i Jordanit, nga vendi ku shkelën këmbët e priftërinjve, dymbëdhjetë gurë. Merrini me vete dhe lartojini në vendin ku do të fushoni sonte». 4Jozuehu thirri dymbëdhjetë burrat e zgjedhur nga radhët e izraelitëve, nga një për fis, 5e u tha: «Kaloni para arkës së Zotit, Perëndisë suaj, në mes të Jordanit, dhe merrni nga një gur, sipas numrit të fiseve të Izraelit, e ngrijeni mbi shpatulla. 6Këta gurë do të jenë shenjë për ju. Kur bijtë tuaj t'ju pyesin në të ardhmen: “Për ju, çfarë janë këta gurë?”, 7ju do t'u thoni se ujërat e Jordanit u ndanë më dysh para arkës së besëlidhjes së Zotit. Kur Arka kaloi përmes Jordanit, ujërat e tij u ndanë më dysh. Këta gurë janë përmendore e përjetshme për popullin e Izraelit».
8Izraelitët bënë siç i kishte urdhëruar Jozuehu e mblodhën dymbëdhjetë gurë nga shtrati i Jordanit, sipas numrit të fiseve të Izraelit, siç i kishte thënë Zoti Jozuehut. Gurët i morën me vete në vendin e fushimit e atje i lartuan. 9Jozuehu lartoi edhe dymbëdhjetë gurë në mes të Jordanit, atje ku vunë këmbë priftërinjtë që mbartën arkën e besëlidhjes. Ata gurë janë atje gjer më sot.
10Priftërinjtë që mbartnin arkën qëndruan në mes të Jordanit derisa u krye gjithçka që Zoti i kishte urdhëruar Jozuehut t'i thoshte popullit. Jozuehu veproi ashtu siç e kishte urdhëruar Moisiu dhe populli kaloi shpejt Jordanin. 11Kur kishte kaluar i gjithë populli, kaloi edhe arka e Zotit. Priftërinjtë kaluan para popullit. 12Fisi i Rubenit, fisi i Gadit e gjysma e fisit të Manaseut kaluan të armatosur para izraelitëve, siç u kishte thënë Moisiu. 13Rreth dyzet mijë luftëtarë të armatosur kaluan para Zotit për luftë në fushat e Jerikosë.
14Atë ditë Zoti e lartoi Jozuehun në sytë e gjithë Izraelit. Izraelitët e nderuan Jozuehun ashtu siç kishin nderuar edhe Moisiun kur ishte gjallë.
15Atëherë Zoti i tha Jozuehut: 16«Urdhëroi priftërinjtë që mbartin arkën e dëshmisë, të dalin nga Jordani». 17Jozuehu u dha urdhër priftërinjve të dilnin nga Jordani. 18Kur priftërinjtë, që mbartnin arkën e besëlidhjes së Zotit, dolën nga Jordani dhe këmbët e tyre prekën tokën e thatë, ujërat e Jordanit u kthyen në vend e rrodhën si më parë mes brigjeve të tij.
19Populli doli nga Jordani ditën e dhjetë të muajit të parë dhe e ngriti fushimin në Gilgal, në lindje të Jerikosë. 20Dymbëdhjetë gurët që kishin marrë nga Jordani, Jozuehu i lartoi në Gilgal. 21Jozuehu u tha izraelitëve: «Kur në të ardhmen bijtë tuaj të pyesin etërit e tyre për këta gurë, 22do t'u tregoni si e kaloi Izraeli Jordanin nëpër tokë të thatë, 23se Zoti, Perëndia juaj, i thau ujërat para jush, derisa kaluat. Kështu kishte bërë Zoti, Perëndia juaj, edhe me detin e Kuq, që e thau derisa kaluam ne, 24me qëllim që ta dinë të gjithë popujt e tokës se dora e Zotit është e fuqishme dhe që ju ta druani gjithnjë Zotin, Perëndinë tuaj».

Currently Selected:

Jozuehu 4: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy