YouVersion Logo
Search Icon

Gjoni 8:32-36

Gjoni 8:32-36 AL1

do të njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë». Ata iu përgjigjën: «Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe nuk kemi qenë kurrë skllevër të askujt. Si mund të thuash: “Do të bëheni të lirë”?». Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po ju them se kushdo që mëkaton është skllav i mëkatit. Skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi, ndërsa biri rri gjithmonë. Nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë.