«Le të mos ju tronditet zemra! Besoni në Perëndinë, besoni edhe në mua! Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa, përndryshe nuk do t'ju thosha se po shkoj t'ju bëj gati vendin. Kur të shkoj e t'ju bëj gati vendin do të kthehem përsëri e do t'ju marr pranë vetes, që edhe ju të jeni atje ku jam unë. Ju e dini udhën për ku po shkoj unë». Thomai i tha: «Zot, ne nuk e dimë ku po shkon, si mund ta dimë udhën?». Jezui i tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati veçse nëpërmjet meje. Nëse më keni njohur mua do të njihni edhe Atin tim. Madje, që tani e njihni dhe e keni parë».
Read Gjoni 14
Listen to Gjoni 14
Share
Compare All Versions: Gjoni 14:1-7
Save verses, read offline, watch teaching clips, and more!
YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy
Home
Bible
Plans
Videos