YouVersion Logo
Search Icon

Isaia 9:1-7

Isaia 9:1-7 AL1

Populli, që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe, mbi ata, që banonin në vendin e territ, shkëlqeu drita. Ti e madhështove atë komb, gëzimin ia shtove, gëzojnë para teje, siç gëzojnë gjatë korrjes, siç gëzojnë kur ndajnë prenë. Se ti e theve zgjedhën që u rëndonte, purtekën që mbi shpatulla u rrinte, skeptrin e atij që i shtypte e copëtove si në ditën e Midianit. Çdo këpucë luftëtari që marshon e çdo gunë e lyer në gjak do të digjet e do të bëhet dru për zjarr. Se na lindi një fëmijë, një djalë na u dha, mbi supet e tij qëndron sundimi. Emrin do ta ketë: «Këshilltar i mrekullueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i amshuar, princ i paqes». I madh do të jetë sundimi i tij e paqja nuk do të ketë fund mbi fronin e Davidit e mbi mbretërinë e tij. Do të zërë rrënjë e do të forcohet në të drejtë e drejtësi, që tani e deri në amshim. E këtë ka për ta bërë zelli i ZOTIT të ushtrive. Zoti dërgoi fjalë kundër Jakobit e ajo ra mbi Izraelin.

Video for Isaia 9:1-7