Isaia 66:12-13
Isaia 66:12-13 AL1
Se kështu thotë ZOTI: ja, paqen do ta bëj të rrjedhë në të porsi lumi, pasurinë e kombeve porsi përroi që vërshon. Do t'ju mbajnë në gji kur të pini qumësht, do t'ju mbështetin mbi gjunjë kur t'ju përkëdhelin. Porsi nëna që ngushëllon të birin, ashtu do t'ju ngushëlloj edhe unë. Po, në Jerusalem ngushëllim do të gjeni!