YouVersion Logo
Search Icon

Isaia 6

6
Thirrja e Isaisë
1Vitin që vdiq mbreti Uziah, pashë Zotin të ulur në një fron të lartë e madhështor. Cepat e petkut të tij mbushnin tempullin. 2Mbi të qëndronin serafët#6.2 ose: serafimët; serafinët. Secili prej tyre kishte nga gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy këmbët e me dy krahë fluturonte. 3Ata i thërrisnin njëri-tjetrit e thoshin:
«Shenjt! Shenjt! Shenjt Zoti i ushtrive!
Mbarë toka është plot me lavdinë e tij!».
4Pragjet e shtalkave u drodhën nga zëri i atij që thërriste dhe tempulli u mbush me tym. 5E unë thashë:
«I mjeri unë! Mora fund!
Se njeri me buzë të papastra jam
e mes një populli të papastër jetoj,
por sytë e mi panë Mbretin,
Zotin e ushtrive».
6Atëherë njëri nga serafët fluturoi drejt meje. Në dorë mbante një thëngjill zjarri që e kishte marrë me mashë prej altarit. 7Me të më preku gojën e më tha:
«Ja, ky preku buzët e tua,
paudhësia jote u fal,
mëkati yt u shlye».
8Mandej dëgjova zërin e Zotit që tha: «Kë të dërgoj? Kush do të shkojë për ne?». Unë thashë: «Ja ku jam, dërgomë mua!». 9E ai më tha: «Shko e thuaji këtij populli:
për të dëgjuar, do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni,
për të parë, do të shihni, por nuk do të dalloni.
10Trashja zemrën këtij populli,
shurdhoja veshët, verboja sytë,
që të mos shohin me sy
e të mos dëgjojnë me veshë,
që zemra e tyre të mos kuptojë,
e kështu të mos kthehen e të shërohen».
11Atëherë unë thashë: «Deri kur, o Zot?». Ai m'u përgjigj:
«Derisa qytetet të shkretohen
e banorë të mos kenë,
derisa shtëpitë të mbesin pa njeri
e toka të lihet djerr.
12Derisa Zoti ta degdisë njerëzinë
e shkretimi të jetë i madh në vend.
13Por edhe një e dhjeta që do të mbesë,
do të kthehet e do të kalojë nëpër zjarr.
Do të jetë si qarri e si lisi
që kur priten u mbetet veç trungu,
trungu që do të jetë filizi i shenjtë».

Currently Selected:

Isaia 6: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in