Hosea 3
3
Hosea rimerr gruan
1 Zoti më tha përsëri: «Duaj një grua kurorëshkelëse, një grua që e do një tjetër. Duaje siç i deshi Zoti bijtë e Izraelit, ndonëse ndjekin Perëndi të tjerë e duan kuleçtë e rrushit.
2Kështu, e bleva gruan për pesëmbëdhjetë monedha argjendi dhe njëqind e pesëdhjetë kilogramë elb. 3I thashë: “Rri me mua për një kohë të gjatë e mos kryej kurvëri. Mos shko me të tjerë e unë do të jem me ty”. 4Se, ja, bijtë e Izraelit do të jenë për një kohë të gjatë pa mbret e pa princ, pa fli e pa përmendore, pa efod e pa idhuj. 5Pastaj bijtë e Izraelit do të kthehen e do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre, dhe Davidin, mbretin e tyre. E në ditët që do të pasojnë do të mahniten me Zotin e me mirësinë e tij».
Currently Selected:
Hosea 3: AL1
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020