YouVersion Logo
Search Icon

Hebrenjve 3

3
Jezui më i madh se Moisiu
1Prandaj, o vëllezër të shenjtë, pjesëtarë të thirrjes qiellore, vështroni me kujdes Jezuin, të dërguarin e Perëndisë dhe kryepriftin e besimit që shpallim. 2Ai ishte besnik ndaj atij që e bëri kryeprift, ashtu siç ishte edhe Moisiu në tërë shtëpinë e Perëndisë. 3Por Jezui u çmua i denjë për lavdi më të madhe se Moisiu, sepse ai që ndërton shtëpinë nderohet më shumë se vetë shtëpia. 4Çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, ndërsa ai që ka ndërtuar gjithçka është Perëndia.
5Moisiu ishte besnik në tërë shtëpinë e Perëndisë, por si shërbëtor dhe për të dëshmuar gjithçka që do t'i thoshte Perëndia. 6Ndërsa Krishti është si biri në shtëpinë e vet, shtëpi e cila jemi ne, nëse ruajmë guximin dhe shpresën me të cilën mburremi.
Mos i ngurtësoni zemrat
7Sikurse thotë Shpirti i shenjtë:
sot, nëse e dëgjoni zërin e tij,
8 mos i ngurtësoni zemrat tuaja
si në ditën e rebelimit
gjatë tundimit në shkretëtirë,
9 ku etërit tuaj më tunduan
e më vunë në provë,
ndonëse i kishin parë veprat e mia
10 për dyzet vjet.
Prandaj unë u zemërova
me atë brezni e thashë:
gjithmonë mashtrohet zemra e tyre
dhe ata nuk i njohën udhët e mia.
11 Dhe u përbetova në zemërimin tim kështu:
nuk kanë për të hyrë në prehjen time.
12Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjëri prej jush ka zemër të ligë e mosbesuese dhe kështu largohet nga Perëndia i gjallë. 13Por nxitni njëri-tjetrin çdo ditë për sa kohë të jetë «sot», që të mos ngurtësohet ndonjë prej jush nga mashtrimi i mëkatit. 14Ne bëhemi pjesëtarë të Krishtit vetëm nëse e ruajmë të sigurt deri në fund besimin dhe bindjen e fillimit. 15Thuhet qartë:
sot, nëse e dëgjoni zërin e tij,
mos i ngurtësoni zemrat tuaja
si në ditën kur ngritët krye.
16Kush ishin ata që dëgjuan dhe u rebeluan? A nuk ishin të gjithë ata që dolën nga Egjipti me Moisiun? 17Kush ishin ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A nuk ishin ata që mëkatuan dhe lanë kockat nëpër shkretëtirë? 18Për cilët u betua se nuk do të hyjnë në prehjen e tij? A nuk u betua për ata që nuk u bindën? 19Shohim se ata nuk mundën të hynin për shkak të mosbesimit.

Currently Selected:

Hebrenjve 3: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy