E dëgjova e barku m'u trazua, buzët m'u drodhën prej zërit, kalbësira m'i kaploi eshtrat e këmbët zunë të më dridhen. Por, i qetë do të pres për fatkeqësinë që do ta zërë popullin që po na sulmon. Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë, hardhia fryt nuk do të japë, mundi i ullirit do të zhbëhet, arat nuk do të prodhojnë ushqim, dhentë do të mungojnë nëpër vatha, e stallat nuk do të kenë qe, unë ZOTIT do t'i ngazëllehem, do të gëzohem me Perëndinë, shpëtimtarin tim. ZOTI, Zoti im, është fuqia ime, m'i bën këmbët si të drerit, në vende të larta më bën të eci».
Read Habakuku 3
Share
Compare All Versions: Habakuku 3:16-19
Save verses, read offline, watch teaching clips, and more!
YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy
Home
Bible
Plans
Videos