YouVersion Logo
Search Icon

Galatasve 5:16-21

Galatasve 5:16-21 AL1

Prandaj ju them: jetoni në Shpirt e kështu nuk do të plotësoni dëshirat e mishit. Sepse dëshirat e mishit janë kundër Shpirtit e Shpirti është kundër dëshirave të mishit. Këta janë në kundërshtim njëri me tjetrin e kështu ju nuk bëni atë që dëshironi. Në qoftë se udhëhiqeni prej Shpirtit, nuk jeni nën ligjin. Veprat e dëshirave të mishit janë të dukshme: kurvëria, ndyrësia, fëlligështia, idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindja, xhelozia, mëritë, ambiciet, ndasitë, përçarjet, zilitë, dehjet, darkat e shfrenuara e të tjera si këto. Po ju paralajmëroj, ashtu siç ju kam thënë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

Video for Galatasve 5:16-21