YouVersion Logo
Search Icon

Galatasve 5:13-18

Galatasve 5:13-18 AL1

Vëllezër, ju jeni thirrur për të jetuar të lirë. Veçse kjo liri të mos bëhet shkak që të jetoni sipas dëshirave të mishit, por t'i shërbeni njëri-tjetrit me dashuri. Sepse i gjithë ligji është përmbledhur në këtë urdhër të vetëm: duaje të afërtin si veten. Por nëse kafshoni e përpini njëri-tjetrin, ruajuni se mos shfarosni njëri-tjetrin. Prandaj ju them: jetoni në Shpirt e kështu nuk do të plotësoni dëshirat e mishit. Sepse dëshirat e mishit janë kundër Shpirtit e Shpirti është kundër dëshirave të mishit. Këta janë në kundërshtim njëri me tjetrin e kështu ju nuk bëni atë që dëshironi. Në qoftë se udhëhiqeni prej Shpirtit, nuk jeni nën ligjin.

Video for Galatasve 5:13-18