YouVersion Logo
Search Icon

Ezekieli 4

4
Paralajmërimi i pushtimit të Jerusalemit
1«E ti, bir njeriu, merr një tullë, vëre para vetes dhe gdhend në të qytetin e Jerusalemit. 2Vër rrethimin kundër tij, ndërto një ledh kundër tij e ngri prita kundër tij. Rreshto fushimet kundër tij e vëri desh përreth. 3Pastaj merr një pllakë hekuri dhe vendose si mur hekuri ndërmjet teje dhe qytetit. Ktheje shikimin drejt tij e ai do të jetë i rrethuar. Vëri rrethimin e le të jetë kjo një shenjë për shtëpinë e Izraelit.
4Pastaj shtrihu në brinjën e majtë dhe vendos mbi të ligësinë e shtëpisë së Izraelit. Për sa ditë të rrish shtrirë në të, do ta mbartësh ligësinë e tyre. 5Unë po të caktoj kohën e ligësisë së tyre: për treqind e nëntëdhjetë ditë do ta mbartësh ligësinë e shtëpisë së Izraelit. 6Pasi t'i kryesh këto, do të shtrihesh për së dyti në brinjën e djathë e do të mbartësh ligësinë e shtëpisë së Judës për dyzet ditë. Po të caktoj nga një ditë për çdo vit. 7Ktheje shikimin drejt rrethimit të Jerusalemit, mbaje krahun të përveshur e profetizo kundër tij. 8Dhe, ja, do të hedh mbi ty litarët, që të mos kthehesh as nga njëra anë, as nga tjetra, derisa t'i sosësh ditët e rrethimit tënd.
9Merr grurë, elb, bathë, thjerrëza, mel e thekër, vëri në një enë, bëj bukë me to për vete dhe haje gjatë ditëve që do të rrish shtrirë në brinjë, treqind e nëntëdhjetë ditë. 10Bukën që do të hash, do ta hash me masë, çdo ditë nga dyqind e tetëdhjetë gramë në ditë. 11Edhe ujin do ta pish me masë. Do të pish çdo ditë nga një litër. 12Bukën do ta hash si kulaç elbi, pasi ta kesh pjekur para tyre mbi grumbuj jashtëqitjesh njerëzore». 13Pastaj Zoti më tha: «Ashtu do ta hanë bijtë e Izraelit bukën e tyre të papastër mes kombeve ku do t'i shpërndaj». 14Atëherë unë i thashë: «Ah, Zoti im, o Zot, ja, unë nuk jam ndyrë kurrë dhe që nga rinia ime e deri më tani nuk kam ngrënë cofëtina, as kam vënë në gojë mish të papastër». 15E ai më tha: «Shiko, në vend të jashtëqitjes njerëzore, po të jap bajga gjedhësh, që ta pjekësh mbi to bukën tënde». 16Pastaj më tha: «Bir njeriu, ja, po ia thyej Jerusalemit enën#4.16 he.shkopin e bukës. Do të hanë bukë me masë e me ankth dhe do të pinë ujë me masë e me tmerr, 17që, nga mungesa e bukës dhe ujit, të tmerrohen me njëri-tjetrin e të qelben në ligësinë e vet».

Currently Selected:

Ezekieli 4: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in