YouVersion Logo
Search Icon

Dalja 31

31
Mjeshtrat e punimeve
1 Zoti i tha Moisiut: 2«Ja, me emër e thirra Becalelin, birin e Uriut, nipin e Hurit, prej fisit të Judës. 3E mbusha me shpirtin e Perëndisë, me urti, me dituri, me njohuri dhe me çdo lloj mjeshtërie, 4që të mbikëqyrë punimet e arit, argjendit dhe bronzit, 5të gdhendë drurët dhe gurët që duhen dhe të bëjë çdo gjë. 6Kam caktuar gjithashtu Oholiabin, birin e Ahisamakut, prej fisit të Danit, që ta ndihmojë. Të gjithë mjeshtrave u kam dhënë urtinë për të bërë gjithçka që të urdhërova: 7tendën e takimit, arkën e dëshmisë me pajtimoren mbi të, tërë pajisjet e tendës, 8tryezën me enët përkatëse, shandanin e pastër me enët përkatëse, altarin e temjanit, 9altarin e flive të shkrumbimit me enët përkatëse, legenin me bazën, 10rrobat e endura, rrobat e shenjta të priftit Aron, rrobat priftërore të bijve të tij, 11vajin e vajosjes dhe temjanin erëkëndshëm për shenjtëroren. Ata do t'i bëjnë ashtu siç të urdhërova».
Dita e shtunë
12 Zoti i tha Moisiut: 13«Thuaju izraelitëve: “Tregoni kujdes që të mbani të shtunën time, sepse ajo është shenjë mes meje dhe jush, brez pas brezi, që ta dini se unë, Zoti, ju shenjtëroj. 14Mbajeni të shtunën, sepse është e shenjtë për ju. Kush e përdhos, të dënohet me vdekje. Kush punon atë ditë, të zhbihet prej popullit. 15Gjashtë ditë do të punohet, por dita e shtatë do të jetë e shtunë, një pushim i shenjtë për nder të Zotit. Kush bën punë të shtunën, të dënohet me vdekje. 16Prandaj izraelitët ta mbajnë e ta kremtojnë të shtunën brez pas brezi, si një besëlidhje të përjetshme. 17Ajo është shenjë e përjetshme mes meje dhe izraelitëve, sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin e tokën, por ditën e shtatë pushoi dhe u çlodh”».
18Kur mbaroi së foluri me Moisiun në malin e Sinait, Zoti i dha dy rrasat e dëshmisë, rrasat e gurit, të shkruara nga vetë dora#31.18 he. me gishtin e Perëndisë.

Currently Selected:

Dalja 31: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in