YouVersion Logo
Search Icon

Dalja 13

13
Kushtimi i të parëlindurve
1 Zoti i tha Moisiut: 2«M'i kushto#13.2 ose: shenjtëro tërë të parëlindurit! Fryti i parë i çdo barku në Izrael, si i njerëzve, ashtu dhe i kafshëve, do të më përkasë mua!».
3Atëherë Moisiu i tha popullit: «Kujtojeni këtë ditë në të cilën dolët nga Egjipti, nga vendi i skllavërisë, sepse Zoti ju shpëtoi që andej me dorën e tij të fuqishme. Mos hani bukë të mbrujtur, 4sepse sot, në muajin e Abibit, po dilni nga Egjipti. 5Mbaje këtë rit në këtë muaj edhe kur Zoti të të çojë në tokën e kananitëve, hititëve, amoritëve, hivitëve dhe jebusitëve, në tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë, të cilën u zotua t'ua japë etërve të tu. 6Për shtatë ditë do të hash bukë të ndorme dhe ditën e shtatë do të kremtosh për nder të Zotit. 7Për shtatë ditë të hahet bukë e ndorme. Të mos gjendet bukë e mbrujtur e tharm askund në vendin tënd. 8Atë ditë do t'i thuash birit tënd: “Kjo bëhet për çfarë Zoti bëri për mua kur dola nga Egjipti”. 9Mbaje këtë si shenjë në dorë e në ballë që ligji i Zotit të jetë gjithmonë në buzët e tua, sepse Zoti të nxori nga Egjipti me dorë të fuqishme. 10Mbaje këtë rregull në kohën e caktuar, vit pas viti.
11Kur Zoti të të çojë në tokën e Kanaanit e të ta japë atë, ashtu siç t'u betua ty dhe etërve të tu, 12kushtoji Zotit çdo fryt të parë të barkut. Çdo pjellë e parë e kafshëve që është mashkull do t'i përkasë Zotit. 13Pjellën e parë të gomarit shpaguaje me dele. Nëse nuk e shpaguan, thyeja qafën. Do të shpaguash edhe tërë të parëlindurit meshkuj të bijve të tu.
14Në të ardhmen, kur yt bir të pyesë për këtë rregull, thuaji: “Zoti na nxori nga Egjipti, nga vendi i skllavërisë, me dorë të fuqishme. 15Kur faraoni këmbënguli që të mos iknim, Zoti vrau tërë të parëlindurit në tokën e Egjiptit, si të kafshëve, edhe të njerëzve. Prandaj dhe unë ia flijoj Zotit çdo fryt të parë të barkut që është mashkull, por të parëlindurit e bijve të mi i shpaguaj”. 16Mbaje këtë si shenjë në dorë e si shirita në ballë, sepse Zoti na nxori nga Egjipti me dorë të fuqishme».
Dalja nga Egjipti
17Faraoni e la popullin të ikë, por Perëndia nuk u priu nëpër tokën e filistinëve, edhe pse ishte më afër, sepse tha se po të përballej me luftë, populli do të pendohej e do të kthehej në Egjipt. 18Kështu, Perëndia e solli popullin nëpër shkretëtirë drejt detit të Kuq dhe izraelitët marshuan prej Egjiptit në formacion lufte. 19Moisiu mori me vete eshtrat e Jozefit, sepse ky u kishte kërkuar bijve të Izraelit të betohen kur u kishte thënë: «Perëndia me të vërtetë do të kujtohet për ju. Kur të ndodhë kjo, m'i merrni me vete eshtrat». 20Pasi u larguan nga Sukoti, izraelitët fushuan në Etam, buzë shkretëtirës. 21Gjatë ditës, Zoti u printe përpara me një shtyllë reje për t'u treguar udhën, ndërsa gjatë natës u printe me një shtyllë zjarri për t'u dhënë dritë, që izraelitët të udhëtonin ditë e natë. 22Shtylla e resë dhe ajo e zjarrit ishin gjithmonë përpara popullit, ditë e natë.

Currently Selected:

Dalja 13: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in