Dalja 11
11
1 Zoti i tha Moisiut: «Kam edhe një gjëmë për faraonin dhe Egjiptin e pas kësaj ai do t'ju lërë të ikni që këtej, madje do t'ju dëbojë. 2Prandaj, thuaji popullit që çdo burrë e grua t'i kërkojë fqinjit të vet enë argjendi e ari». 3Zoti bëri që egjiptianët t'i shikonin me sy të mirë izraelitët. Edhe Moisiu nderohej tej mase në tokën e Egjiptit. Ai nderohej prej shërbëtorëve të faraonit e prej egjiptianëve.
4Moisiu tha: «Kështu thotë Zoti: “Në mes të natës, do të dal anekënd Egjiptit. 5Të gjithë të parëlindurit e Egjiptit do të vdesin, duke filluar që nga i parëlinduri i faraonit, që ulet mbi fron, e deri tek i parëlinduri i skllaves, që rri pranë mokrës, dhe tërë të parëlindurit e kafshëve. 6Do të bëhet gjëmë e madhe në tërë tokën e Egjiptit. Një gjë e tillë nuk është dëgjuar kurrë më parë e kurrë nuk do të dëgjohet. 7Mes izraelitëve nuk do të dëgjohet as edhe një e lehur qeni kundër njerëzve e kundër kafshëve. Kështu do ta dini se Zoti bën dallim mes Egjiptit dhe Izraelit”. 8Atëherë tërë kjo shpurë e jotja do të vijë tek unë, do të përkulet me nderim para meje e do të më thotë: “Largohu, ti dhe tërë populli që të ndjek!”. Atëherë unë do të largohem!». Pastaj Moisiu u largua nga faraoni tërë zemërim.
9 Zoti i tha Moisiut: «Faraoni nuk do t'ju dëgjojë, që mrekullitë e mia të shumohen në tokën e Egjiptit». 10Moisiu e Aroni i kishin bërë tërë këto mrekulli para faraonit e megjithatë Zoti e ngurtësoi zemrën e faraonit dhe ai nuk i la izraelitët të iknin nga toka e tij.
Currently Selected:
Dalja 11: AL1
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020