YouVersion Logo
Search Icon

Efesianëve 6:1-9

Efesianëve 6:1-9 AL1

Ju fëmijë, bindjuni prindërve tuaj për hir të Zotit, sepse kjo është e drejtë. Ndero atin tënd e nënën tënde, ky është urdhërimi i parë që shoqërohet me premtim: që të jesh mirë e të jetosh gjatë mbi dhe. Dhe ju, etër, mos i zemëroni fëmijët tuaj, por rritini me disiplinën e me këshillat e Zotit. Ju shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj tokësorë me nderim e frikë dhe me zemër të sinqertë, sikurse Krishtit, jo sa për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, që bëjnë vullnetin e Perëndisë me gjithë shpirt. Shërbeni me dashamirësi si t'i shërbenit Zotit e jo njerëzve, duke e ditur se ai që bën mirë, qoftë skllav a i lirë, do të marrë shpërblimin prej Zotit. Edhe ju, zotërinj, silluni po ashtu me ta e hiqni dorë nga kërcënimet, duke e ditur se edhe ju, edhe skllevërit tuaj, keni të njëjtin Zot në qiej, i cili nuk mban anën e askujt.