Ligji i përtërirë 23
23
1«Askush të mos martohet me gruan e të atit, se e turpëron#23.1 he. zbulon rrobën ose zbulon lakuriqësinë e të atit të atin.
2Asnjë i tredhur apo me gjymtyrën mashkullore të prerë, nuk do të marrë pjesë në bashkësinë e Zotit.
3Asnjë fëmijë i paligjshëm nuk do të marrë pjesë në bashkësinë e Zotit. Madje, as pasardhësit e brezit të tij të dhjetë nuk do të marrin pjesë në bashkësinë e Zotit.
4Amonitët e moabitët nuk do të marrin pjesë në bashkësinë e Zotit. Madje, as pasardhësit e brezit të tyre të dhjetë nuk do të marrin pjesë në bashkësinë e Zotit. Nuk do të marrin pjesë kurrë, 5sepse nuk ju pritën rrugës me bukë e ujë, kur dolët nga Egjipti. Ata paguan Balaamin, birin e Beorit, nga Petora e Aram Naharaimit, që t'ju mallkonte, por 6Zoti, Perëndia yt, nuk deshi ta dëgjonte Balaamin. Zoti, Perëndia yt, ta ktheu mallkimin në bekim, sepse të do. 7Sa të jesh gjallë, mos bëj kurrë paqe me ta e mos iu sill mbarësi.
8Mos e urre edomitin se e ke vëlla. Mos e urre as egjiptianin, sepse ishe i huaj në tokën e tij. 9Pasardhësit e brezit të tyre të tretë mund të marrin pjesë në bashkësinë e Zotit.
Papastërtia në fushim
10Kur të fushosh kundër armiqve, ruhu nga gjithçka e keqe. 11Nëse dikush prej jush është i papastër, për shkak të derdhjes së farës gjatë natës, të dalë jashtë fushimit e të mos hyjë brenda. 12Në të ngrysur të lahet me ujë e të hyjë brenda fushimit pasi të perëndojë dielli.
13Cakto një vend jashtë fushimit për nevojat vetjake. 14Mbaj një lopatë me pajisjet e tua, që, kur të dalësh jashtë, të hapësh një gropë e ta mbulosh jashtëqitjen. 15Fushimi yt do të jetë i shenjtë, sepse Zoti, Perëndia yt, ecën përmes fushimit, që të të ruajë e të t'i shtjerë në dorë armiqtë e tu. Nëse duket ndonjë gjë e pahijshme, ai do të largohet prej teje.
Rregulla te ndryshme
16Mos ia dorëzo të zotit skllavin që iku e erdhi te ti. 17Le të rrijë me ty, në vendin ku ti banon e të zgjedhë një qytetet që i pëlqen. Mos e shfrytëzo.
18Asnjë nga bijat e Izraelit të mos jetë lavire kulti e asnjë nga bijtë e Izraelit të mos jetë lavir kulti. 19Mos kushto në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, çmimin e lavires e të qenit#23.19 ose: kurvarit, sepse që të dy i neveriten Zotit, Perëndisë tënd.
20Mos i kërko vëllait kamatë për paratë, ushqimin e gjithçka tjetër që i ke dhënë hua. 21Kërkoja kamatën të huajit, por jo vëllait, që Zoti, Perëndia yt, të bekojë çdo vepër të duarve të tua në tokën ku po hyn për ta pushtuar.
22Kur t'i zotohesh Zotit, Perëndisë tënd, mos vono ta kryesh zotimin, sepse Zoti, Perëndia yt, nuk të lë pa ta kërkuar e kështu do të biesh në mëkat. 23Por, nëse nuk zotohesh, nuk do të biesh në mëkat. 24Zbato me kujdes çdo fjalë që del nga goja jote, siç iu zotove vetë Zotit, Perëndisë tënd, kur fole me buzët e tua.
25Kur të hysh në vreshtin e tjetrit, mund të hash sa ta ka ënda, por mos e mbush shportën. 26Kur të hysh në arën e grurit të tjetrit, mund të këputësh kallinj me dorë, por mos korr me drapër».
Currently Selected:
Ligji i përtërirë 23: AL1
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020