Baruku 1
1
1Këto janë fjalët e librit që shkroi në Babiloni Baruku, biri i Neriahut, të birit të Masejahut, të birit të Sedekisë, të birit të Hasadiahut, të birit të Hilkiahut 2në vitin e pestë, ditën e shtatë të muajit, në kohën kur kaldenjtë morën Jerusalemin dhe e dogjën me zjarr.
3Baruku ia lexoi fjalët e këtij libri Jehonisë, mbretit të Judesë, mbarë popullit, që kishte ardhur për të dëgjuar librin, 4pushtetarëve, bijve të mbretit, pleqve, mbarë popullit, nga më i vogli tek më i madhi, pra, të gjithë atyre që banonin në Babiloni e ndanë lumit Sud.
5Ata qanë, agjëruan, iu lutën Zotit, 6mblodhën para, secili aq sa kishte mundësi, 7dhe ia dërguan në Jerusalem priftit Joakim, birit të Hilkiahut, të birit të Shalumit, priftërinjve të tjerë e mbarë popullit që ishte me të në Jerusalem. 8Kur Baruku mori enët e shtëpisë së Zotit, që ishin rrëmbyer nga tempulli, për t'i kthyer në Jude, ishte dita dhjetë e muajit Sivan. Ato ishin enët e argjendta që i kishte bërë Sedekia, biri i Josisë, mbretit të Judesë, 9pasi Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, kishte shpërngulur nga Jerusalemi në Babiloni Jehoninë, prijësit, të burgosurit, pushtetarët dhe popullin e vendit.
10Ata thanë: «Ja, po ju dërgojmë paratë. Blini me këto para flitë e shkrumbimit, flitë për mëkatin dhe temjan. Përgatitni bukë e kushtojini mbi altarin e Zotit, Perëndisë tonë. 11Lutuni për jetën e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, dhe për jetën e birit të tij Belteshacarit, që ditët e tyre mbi tokë të jenë si ditët e qiellit. 12Zoti do të na japë forcë e do të na i ndriçojë sytë, do të jetojmë nën hijen e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, e nën hijen e birit të tij Belteshacarit, do t'u shërbejmë për shumë kohë e do të kemi përkrahjen e tyre. 13Lutjuni edhe për ne Zotit, Perëndisë tonë, se kemi mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tonë, dhe zemërimi i Zotit e tërbimi i tij nuk na është larguar gjer më sot. 14Lexojeni këtë libër që jua dërguam për ta shpallur në tempullin e Zotit në ditë feste e në ditët e caktuara».
Vetëdija për mëkatet
15Thoni: Zotit, Perëndisë tonë, i përket drejtësia, ndërsa neve na i ka mbuluar fytyrat turpi siç ndodh sot me judenjtë, me banorët e Jerusalemit, 16me mbretërit tanë, me prijësit tanë, me priftërinjtë, profetët dhe etërit tanë, 17se mëkatuam kundër Zotit. 18Nuk iu bindëm atij e nuk dëgjuam zërin e Zotit, Perëndisë tonë, që të ecnim sipas urdhëresave të Zotit, që na i kishte parashtruar. 19Që nga koha kur Zoti i nxori etërit tanë nga Egjipti e gjer më sot nuk i jemi bindur Zotit, Perëndisë tonë, por e kemi shpërfillur dhe nuk ia kemi dëgjuar zërin. 20Edhe sot na kanë rënë të ligat e mallkimi që Zoti e pati shpallur përmes Moisiut, shërbëtorit të vet, kur ai nxori etërit tanë nga dheu i Egjiptit, për të na dhënë tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë. 21Ne nuk e dëgjuam zërin e Zotit, Perëndisë tonë, sipas të gjitha fjalëve të profetëve që na ka dërguar. 22Secili ndoqi mendimet e zemrës së vet të ligë, duke u shërbyer perëndive të tjerë e duke bërë ligësi në sytë e Zotit, Perëndisë tonë.
Currently Selected:
Baruku 1: AL1
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020