YouVersion Logo
Search Icon

Veprat 24

24
Pali te Feliksi në Cezare
1Pas pesë ditësh erdhi kryeprifti Hananiah bashkë me disa pleq dhe me një gojëtar që quhej Tertul. Ata i shpjeguan qeveritarit çfarë kishin kundër Palit. 2Kur thirrën Palin, Tertuli filloi të parashtronte padinë kundër tij e tha: «I nderuar shkëlqesi Feliks, falë teje kemi gëzuar paqe për shumë kohë e falë përkujdesjes sate janë bërë ndryshime të mëdha për këtë popull. 3Ne ndiejmë mirënjohje të thellë për këtë gjë, gjithmonë e kudo. 4Por, pa dashur të të mërzit më shumë, të lutem të kesh mirësinë të na dëgjosh shkurtimisht.
5Ne kemi parë se ky njeri#24.5 dorëshk. të tjera edhe: si një murtajë nxit trazira dhe i shtyn të gjithë judenjtë nëpër botë për kryengritje. Ai është kryetari i sektit të nazaretasve. 6Madje, ai u mundua të përdhoste edhe tempullin, por ne e kapëm#24.6 dorëshk. të tjera edhe: dhe deshëm ta gjykonim sipas ligjit tonë. 7-8#24.7-8 dorëshk. të tjera edhe: 7 por ndërhyri komandanti i kohortës Lisia dhe na e hoqi nga duart me shumë dhunë #24.7-8 dorëshk. të tjera edhe: duke i urdhëruar paditësit e tij të vijnë te ti Ti do ta gjykosh vetë dhe do të mund të mësosh prej tij gjithçka për të cilën po e padisim».
9Me këtë padi u bashkuan edhe judenjtë e tjerë dhe thanë se gjërat qëndronin ashtu.
Mbrojtja e Palit para Feliksit
10Kur qeveritari i bëri me shenjë të fliste, Pali u përgjigj: «Meqenëse e di se ke vite që je gjykatës i këtij populli, kam besim te ti për të bërë mbrojtjen time.
11Ti mund ta vërtetosh se nuk ka më shumë se dymbëdhjetë ditë që kam shkuar në Jerusalem për të adhuruar në tempull. 12Këta nuk më kanë gjetur duke biseduar me ndokënd në tempull apo duke nxitur ndonjë turmë as nëpër sinagoga, as në qytet. 13Ata nuk mund ta vërtetojnë padinë ndaj meje.
14Por, po të dëshmoj se sipas Udhës së Zotit Jezu, të cilën ata e quajnë sekt, unë adhuroj Perëndinë e etërve tanë, duke besuar gjithçka që është shkruar në ligjin dhe në librat e profetëve. 15Unë kam shpresë në Perëndinë, atë shpresë që edhe ata vetë e pranojnë, se të drejtët dhe të padrejtët do të ngjallen. 16Prandaj përpiqem ta kem ndërgjegjen të panjollosur para Perëndisë e para të gjithë njerëzve.
17Tani, pas shumë vitesh, u ktheva në Jerusalem për t'i sjellë ndihma popullit tim e për t'i kushtuar flijime Perëndisë. 18Kur po kryeja ritin e pastrimit, judenjtë më gjetën në tempull dhe aty nuk kishte as turma e as trazirë. 19Aty gjendeshin disa judenj nga Azia dhe po të kishin ndonjë gjë kundër meje duhej të vinin ata te ti për të ngritur padi. 20Megjithatë, le ta thonë këta vetë çfarë faji kanë gjetur tek unë kur dola për t'u gjykuar para sinedrit, 21me përjashtim ndoshta të atyre fjalëve që thashë me zë të lartë para tyre: “Unë po gjykohem sot nga ju, sepse shpresoj në ngjalljen e të vdekurve”».
22Por Feliksi, që e njihte mirë Udhën e Zotit Jezu, u tha: «Do të vendos për çështjen tuaj kur të vijë Lisia, kryemijësi» dhe kështu e shtyu gjyqin. 23Pastaj e urdhëroi kryeqindësin ta ruante Palin, por t'i lejonte edhe njëfarë lirie e të mos pengonte asnjë nga miqtë e tij të kujdesej për nevojat që kishte#24.23 dorëshk. të tjera edhe: ose të vinin ta takonin.
Pali nën mbikëqyrje
24Pas disa ditësh, kur erdhi Feliksi me gruan e vet Drusilën, që ishte judease, thirri Palin dhe dëgjoi prej tij për besimin në Krishtin Jezu. 25Kur Pali foli për drejtësinë, vetëpërmbajtjen dhe gjykimin e ardhshëm, Feliksi u tremb e i tha: «Tani për tani mund të shkosh. Do të të thërras kur të kem kohë». 26Ndërkohë shpresonte se Pali do t'i jepte para#24.26 dorëshk. të tjera edhe: që ta lironte, prandaj e thërriste shpesh e fliste me të.
27Si kaluan dy vjet, pas Feliksit erdhi Porc Festi dhe Feliksi, meqë donte t'u bënte një nder judenjve, e la Palin në burg.

Currently Selected:

Veprat 24: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy