Veprat 18
18
Pali në Korint
1Pas këtyre gjërave, Pali u nis nga Athina e shkoi në Korint. 2Atje gjeti një jude me emrin Akuil, i lindur në Pont, që kishte ardhur kohët e fundit nga Italia me gruan e vet Priskilën, sepse perandori Klaud u kishte dhënë urdhër të gjithë judenjve të largoheshin nga Roma. Pali shkoi për t'i takuar 3dhe, meqë kishin të njëjtën mjeshtëri, ndenji e punoi bashkë me ta. Mjeshtëria e tyre ishte bërja e tendave.
4Çdo të shtunë Pali fliste në sinagogë dhe përpiqej të bindte judenjtë e helenët.
5Kur erdhën Sila e Timoteu nga Maqedonia, Pali po predikonte fjalën e Perëndisë#18.5 dorëshk. të tjera edhe: përmes Shpirtit, duke u dëshmuar judenjve se Jezui është Krishti. 6Por ata e kundërshtuan dhe e fyen. Atëherë Pali shkundi pluhurin e rrobave si shenjë kundër tyre e u tha: «Për humbjen tuaj jeni vetë fajtorë#18.6 ose: Gjaku juaj rëntë mbi kokat tuaja. Unë nuk kam faj dhe që tani e tutje do të shkoj t'u predikoj kombeve». 7Pali doli nga sinagoga dhe shkoi në shtëpinë e një njeriu me emrin Tit Justi, një i kthyer në besimin jude, që e kishte shtëpinë afër sinagogës. 8Krispi, kreu i sinagogës, besoi në Zotin bashkë me të gjithë ata të shtëpisë së vet. Edhe shumë korintas që e dëgjuan Palin, besuan dhe u pagëzuan. 9Një natë Zoti i tha Palit në vegim: «Mos ki frikë, por fol e mos hesht, 10se unë jam me ty dhe askush nuk do të ngrejë dorë kundër teje për të të bërë keq. Shumë nga ata që jetojnë në këtë qytet më përkasin mua». 11Pali ndenji aty një vit e gjashtë muaj dhe u mësonte atyre fjalën e Perëndisë.
12Në kohën kur Galioni ishte prokonsull i Akaisë, judenjtë u bashkuan kundër Palit, e çuan para gjykatësit 13dhe thanë: «Ky njeri po kërkon t'i bindë njerëzit ta adhurojnë Perëndinë në kundërshtim me ligjin». 14Sapo Pali deshi të fliste, Galioni u tha judenjve: «Po të bëhej fjalë për ndonjë krim apo faj të rëndë, o judenj, do të kisha arsye për ta pranuar ankesën tuaj. 15Por, meqë bëhet fjalë për diskutime lidhur me emra e me ligjin tuaj, shikojeni vetë këtë punë. Unë nuk dua të bëhem gjykatës për këto gjëra». 16Pastaj i largoi nga gjykata. 17Atëherë të gjithë ata#18.17 dorëshk. të tjera edhe: helenët e kapën Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës, ndërsa Galioni nuk donte t'ia dinte fare për këto gjëra.
Kthimi i Palit në Antioki
18Pali, pasi ndenji për njëfarë kohe në atë vend, u përshëndet me vëllezërit dhe lundroi për në Siri, bashkë me Priskilën e Akuilin. Në Kenkrea ai preu flokët, sepse kishte bërë një betim.
19Kur arritën në Efes, i la ata aty, ndërsa vetë hyri në sinagogë e diskutoi me judenjtë. 20Ata i kërkuan që të rrinte më gjatë, por Pali nuk pranoi. 21Megjithatë, kur po ndahej prej tyre, u tha: «#18.21 dorëshk. të tjera edhe: Megjithëse më duhet ta kaloj festën e ardhshme në JerusalemNë dashtë Perëndia, do të kthehem përsëri te ju». Pastaj u largua nga Efesi me anije.
22Pasi arriti në Cezare, shkoi në Jerusalem, përshëndeti kishën dhe pastaj shkoi në Antioki. 23Ndenji aty për njëfarë kohe dhe u nis e shkoi nga një vend në tjetrin nëpër krahinën e Galatisë e të Frigjisë, duke u dhënë zemër të gjithë dishepujve.
Shërbesa e Apolit
24Në Efes kishte ardhur një jude me emrin Apol, i lindur në Aleksandri. Ai ishte gojëtar i mirë e i njihte mirë Shkrimet. 25Kishte mësuar për udhën e Zotit dhe me zell në shpirt predikonte dhe i mësonte njerëzit me përpikëri për Jezuin, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit. 26Ai filloi të fliste hapur në sinagogë, por kur Priskila dhe Akuili e dëgjuan, e morën mënjanë dhe ia shtjelluan më saktë udhën e Perëndisë. 27Meqë dëshironte të shkonte në Akai, vëllezërit i dhanë zemër e u shkruan dishepujve që ta pranonin. Kur arriti atje, ai i ndihmoi me anë të hirit që i kishte dhënë Perëndia të gjithë ata që kishin besuar, 28sepse i kundërshtonte me forcë judenjtë e u provonte hapur, përmes Shkrimeve, se Jezui është Krishti.
Currently Selected:
Veprat 18: AL1
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020