YouVersion Logo
Search Icon

2 Timoteut 3

3
Njerëzit në ditët e fundit
1Duhet ta dish se në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira. 2Njerëzit do të jenë vetëdashës, lakmitarë parash, mburravecë e mendjemëdhenj. Ata do të fyejnë Perëndinë dhe nuk do t'u binden prindërve. Do të jenë mosmirënjohës, të pafe, 3pa dashuri njerëzore, zemërakë, shpifës, të papërmbajtur, shtazarakë, që nuk e duan mirësinë, 4tradhtarë, kokëkrisur dhe fodullë. Ata do të jepen më shumë pas kënaqësive, sesa do të duan Perëndinë; 5do të jenë të përkushtuar ndaj tij në dukje, por në të vërtetë do ta kenë mohuar fuqinë e besimit. Largohu edhe nga këta.
6Sepse disa prej këtyre përvidhen në shtëpitë e grave mendjelehta e mëkatare dhe i bëjnë për vete. Këto gra sundohen nga dëshira të ndryshme 7dhe megjithëse përpiqen gjithnjë të mësojnë, nuk arrijnë asnjëherë të njohin plotësisht të vërtetën. 8Ashtu si Janesi e Jambresi kundërshtuan Moisiun, po kështu edhe këta njerëz i kundërvihen të vërtetës, sepse janë mendjeprishur e mospërfillës ndaj besimit. 9Këta nuk do të shkojnë shumë larg, sepse marrëzia e tyre do të duket sheshit para të gjithëve, ashtu sikurse ndodhi edhe me Janesin e Jambresin.
Porosi për Timoteun
10Përkundrazi, ti Timote ke ndjekur nga afër mësimin tim, sjelljen, qëllimin, besimin, durimin, dashurinë, qëndresën, 11përndjekjet e vuajtjet që pësova në Antioki, në Ikon e në Listër. Durova shumë përndjekje, por Zoti më shpëtoi nga të gjitha. 12Në të vërtetë, të gjithë ata që duan të bëjnë një jetë të përkushtuar ndaj Krishtit Jezu, do të përndiqen. 13Ndërsa njerëzit e ligj e mashtrues do të bëhen edhe më keq, duke mashtruar e duke u mashtruar.
14Por ti vazhdo të qëndrosh në ato që mësove e për të cilat u binde plotësisht, se ti e di prej kujt i mësove. 15Që nga fëmijëria ti i ke njohur Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të japin urtinë që të çon drejt shpëtimit përmes besimit në Krishtin Jezu. 16I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, për qortim, për ndreqje e për edukim në drejtësi, 17që njeriu i Perëndisë të jetë i përgatitur plotësisht dhe i aftë për çdo vepër të mirë.

Currently Selected:

2 Timoteut 3: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in