YouVersion Logo
Search Icon

2 Pjetrit 1:3-7

2 Pjetrit 1:3-7 AL1

Fuqia e tij hyjnore na dhuroi gjithçka që na nevojitet për jetën e përkushtuar ndaj Perëndisë, nëpërmjet njohjes së atij që na thirri në lavdinë dhe fuqinë e tij. Me to na u dhuruan premtimet shumë të mëdha e të çmueshme, që nëpërmjet tyre të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore, duke shpëtuar nga prishja që sjellin kënaqësitë e botës. Prandaj bëni çdo përpjekje për t'i shtuar besimit tuaj virtytin, virtytit diturinë, diturisë vetëkontrollin, vetëkontrollit durimin, durimit përkushtimin ndaj Perëndisë, përkushtimit ndaj Perëndisë dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.

Video for 2 Pjetrit 1:3-7