1 Pjetrit 5:5-7
1 Pjetrit 5:5-7 AL1
Po ashtu edhe ju të rinj nënshtrojuni të moshuarve. Të gjithë bashkë shërbejini njëri-tjetrit me përulësi, sepse Perëndia u kundërvihet kryelartëve, ndërsa të përulurve u jep hir. Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur. Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju.