YouVersion Logo
Search Icon

1 Mbretërve 4

4
Zyrtarët e mbretërisë së Solomonit
1Mbreti Solomon mbretëronte mbi mbarë Izraelin. 2Zyrtarët e lartë të mbretërisë së tij ishin Azarjahu, biri i Cadokut, prift; 3Elihorefi e Ahijahu, të bijtë e Shishait, shkrues; Joshafati, biri i Ahiludit, shkresar; 4Benajahu, biri i Jehojadait, kreu i ushtrisë; Cadoku dhe Abiatari, priftërinj; 5Azarjahu, biri i Natanit, kreu i qeveritarëve; Zabudi, biri i Natanit, prift dhe mik i mbretit; 6dhe Ahishari, mbikëqyrësi i oborrit mbretëror dhe Adonirami, biri i Abdait, mbikëqyrësi i punës së detyruar.
7Solomoni kishte dymbëdhjetë qeveritarë, në të gjithë Izraelin, që kujdeseshin për mbretin dhe për shtëpinë e tij. Secili prej tyre, sipas radhës, i dërgonte mbretit çfarë i nevojitej për çdo muaj. 8Emrat e tyre ishin këta: Ben Huri në malësinë e Efraimit; 9Ben Dekeri në Makac, Shalbim, Bet Shemesh dhe Ejlon Bet Hanan; 10Ben Hesedi në Arubot, të cilit i takonte edhe Sokohu bashkë me mbarë vendin e Heferit; 11Ben Abinadabi, i cili ishte martuar me bijën e Solomonit, në gjithë krahinën kodrinore të Dorit; 12Banahu, biri i Ahiludit, në Tanak, Megido, në mbarë krahinën e Bet Sheanit, që ndodhej poshtë Cartanit, në jug të Izrelit, nga Bet Sheani, deri në Abel Meholah e deri përtej Jokmeamit; 13Bengeberi në Ramot të Gileadit, të cilit i takonin edhe fshatrat e Jairit, birit të Manaseut, që ndodhen në Gilead, bashkë me krahinën e Argobit në Bashan, gjithsej gjashtëdhjetë qytete të mëdha, të rrethuara me mure dhe me porta me shula bronzi; 14Ahinadabi, biri i Idoit, në Mahanaim; 15Ahimaci në Neftali, edhe ai i martuar me një nga bijat e Solomonit, Basematën; 16Banahu, biri i Hushait, në Asher dhe Bealot; 17Joshafati, biri i Paruahut, në Isahar; 18Shimei, biri i Elait, në Benjamin; 19dhe Geberi, biri i Uriut, në tokën e Gileadit, në tokën e Sihonit, mbretit të amoritëve, dhe Ogut, mbretit të Bashanit. Kishte edhe një qeveritar në vendin e Judës.#4.19 ose: Ai ishte i vetmi qeveritar i vendit
Pasuria dhe urtia e Solomonit
20Banorët e Judës e të Izraelit ishin të shumtë sa rëra e detit. Ata hanin e pinin e jetonin të lumtur.

Currently Selected:

1 Mbretërve 4: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in