YouVersion Logo
Search Icon

1 Gjonit 3:18-22

1 Gjonit 3:18-22 AL1

Bijtë e mi, të mos duam me fjalë a me gojë, por me vepra dhe me të vërtetë. Ja si do ta dimë se jemi nga e vërteta dhe zemra jonë do të ketë siguri para Perëndisë: edhe nëse zemra na padit, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh gjithçka. Fort të dashur, nëse zemra jonë nuk na dënon, kemi siguri para Perëndisë dhe do të marrim prej tij ç'të kërkojmë, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që i pëlqejnë atij.