YouVersion Logo
Search Icon

1 Korintasve 13:1-7

1 Korintasve 13:1-7 AL1

Sikur të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, por të mos kisha dashuri do të isha si bronzi që kumbon, ose si cimbali që tingëllon. Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, të njihja të gjitha të fshehtat, të zotëroja të gjitha dijet, dhe të kisha gjithë besimin për të lëvizur malet prej vendit, por të mos kisha dashuri, nuk do të isha asgjë. Edhe sikur t'ua ndaja të varfërve gjithë pasurinë dhe ta jepja trupin të digjej, por të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë. Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.

Video for 1 Korintasve 13:1-7