YouVersion Logo
Search Icon

1 Kronikave 5

5
Bijtë e Rubenit
1Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, se ai ishte i parëlinduri, megjithëse i përdhosi shtrojat e të atit. Prandaj e drejta e parëlindjes iu dha bijve të Jozefit, të birit të Izraelit, e Rubenit nuk iu quajt parëlindja. 2Megjithëse Juda u bë më i forti ndër vëllezër e prej tij doli prijësi, e drejta e parëlindjes i takoi Jozefit.
3Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit ishin Enoku, Palui, Hecroni e Harmiu. 4Bijtë e Joelit, Shemajahu, që pati për bir Gogun, që pati për bir Shimein, 5që pati për bir Mikahun, që pati për bir Reajahun, që pati për bir Baalin, 6që pati për bir Berahun, të cilin e mori peng Tiglat Pileseri, mbreti i Asirisë. Ai qe prijësi i rubenitëve. 7Vëllezërit e tij, sipas fiseve, siç janë renditur në librin e Breznive, janë: i pari Jejeli, pastaj Zakaria, 8Belai, biri i Azazit, të birit të Shemait, të birit të Joelit, që jetonte në Aroer dhe shtrihej gjer në Nebo e në Baal Meon 9Në lindje shtrihej gjer ku fillonte shkretëtira, këtej Eufratit, sepse grigjat e tyre u shumuan në dheun e Gileadit. 10Në kohën e Saulit ata luftuan me hagritët. Kur këta u ranë në dorë, u vendosën në tendat e tyre në mbarë anën lindore të Gileadit.
Bijtë e Gadit
11Kundruall tyre, në dheun e Bashanit, deri në Salkah, banonin bijtë e Gadit, 12i pari Joeli, i dyti Shafami, pastaj Janai e Shafati në Bashan. 13Vëllezërit e tyre, sipas shtëpive të të parëve të vet, ishin Mikaeli, Meshulami, Shebai, Jorai, Jakani, Ziai dhe Eberi, pra shtatë. 14Këta ishin bijtë e Abihajlit, birit të Huriut, të birit të Jaroahut, të birit të Gileadit, të birit të Mikaelit, të birit të Jeshishait, të birit të Jahdoit, të birit të Buzit. 15Ahiu, biri i Abdielit, të birit të Guniut, ishte kreu i shtëpisë së të parëve. 16Ata banonin në Gilead, në Bashan e në rrethinat e tij dhe në të gjitha kullotat e Sharonit deri në skajet e tyre. 17Të gjitha këto janë shkruar në kronikat e Jotamit, mbretit të Judës, në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.
18Bijtë e Rubenit, gaditët dhe gjysma e fiseve të Manaseut, burra të fuqishëm, të pajisur me shqyt e shpatë, përdorues të harkut e të mësuar me beteja, ishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë, të gatshëm për luftë. 19Ata bënë luftë me hagritët, me Jeturin, Nafishin e Nodabin 20dhe morën ndihmë kundër tyre. Thirrën Perëndinë në betejë e ai iu përgjigj, se besuan në të. Hagritët u dorëzuan me gjithë sa ishin bashkuar me ta. 21Atëherë u rrëmbyen bagëtitë, pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele, dy mijë gomarë; dhe njëqind mijë njerëz. 22Shumë vetë mbetën të vrarë, sepse kjo luftë ishte dërguar nga Perëndia. Pastaj banuan në vend të tyre deri në kohën e shpërnguljes.
Bijtë e Manaseut
23Bijtë e gjysmës së fisit të Manaseut banonin në tokën ndërmjet Bashanit e Baal Hermonit, në Senir e në malin Hermon. Ata ishin të shumtë. 24Krerët e shtëpive të të parëve të tyre ishin këta: Eferi, Ishiu, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodavjahu e Jahdieli, njerëz të fuqishëm, burra me emër, krerët e shtëpive të të parëve të vet. 25Por ata e tradhtuan Perëndinë e etërve të vet dhe kurvëruan me perënditë e popujve të atij vendi, të cilët Perëndia i kishte shkërmoqur para syve të tyre. 26Atëherë Perëndia i Izraelit ia trazoi shpirtin Pulit, mbretit të Asirisë, edhe Tiglat Pileserit, mbretit tjetër të Asirisë, i cili i shpërnguli rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të Manaseut e i çoi në Halah, në Habor, në Hara e pranë lumit të Gozanit, gjer më sot.
Bijtë e Levit
27 # 5.27-41 të tjerë i rendisin si 6.1-15 Bijtë e Levit ishin Gershoni, Kohati e Merari. 28Bijtë e Kohatit, Amrami, Ichari, Hebroni e Uzieli. 29Bijtë e Amramit, Aroni, Moisiu e Mirjama. Bijtë e Aronit, Nadabi, Abihui, Eleazari e Itamari. 30Eleazarit i lindi Finehasi, Finehasit i lindi Abishuai, 31Abishuait i lindi Bukiu, Bukiut i lindi Uziu, 32Uziut i lindi Zerahjahu, Zerahjahut i lindi Merajoti, 33Merajotit i lindi Amarjahu, Amarjahut i lindi Ahitubi, 34Ahitubit i lindi Cadoku, Cadokut i lindi Ahimaci, 35Ahimacit i lindi Azarjahu, Azarjahut i lindi Johanani, 36Johananit i lindi Azarjahu, i cili kreu shërbesën priftërore në tempullin që ndërtoi Solomoni në Jerusalem. 37Azarjahut i lindi Amarjahu, Amarjahut i lindi Ahitubi, 38Ahitubit i lindi Cadoku, Cadokut i lindi Shalumi, 39Shalumit i lindi Hilkiahu, Hilkiahut i lindi Azarjahu, 40Azarjahut i lindi Serajahu, Serajahut i lindi Jehocadaku. 41Jehocadaku u shpërngul kur Zoti e dëboi Judën dhe Jerusalemin me anë të Nabukodonosorit.

Currently Selected:

1 Kronikave 5: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in