YouVersion Logo
Search Icon

1 Kronikave 26

26
Rendi i derëtarëve
1Ky ishte rendi i derëtarëve: për korahitët, Meshelemjahu, biri i Koreut, prej bijve të Asafit; 2për bijtë e Meshelemjahut, Zakaria i pari, Jediaeli i dyti, Zebadjahu i treti, Jatnieli i katërti, 3Elami i pesti, Jehohanani i gjashti, Eliehoenai i shtati; 4dhe për bijtë e Obed Edomit, Shemajahu, i parëlinduri, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sahari i katërti, Netaneli i pesti, 5Amieli i gjashti, Isahari i shtati, Peuletai i teti, sepse Perëndia e kishte bekuar. 6Shemajahut, birit të tij, i lindën bij, të cilët e udhëhoqën fisin e vet, sepse ishin trima të fortë. 7Bijtë e Shemajahut ishin Otniu, Refaeli, Obedi dhe Elzabadi, me vëllezërit e tyre Elihuin e Semakiahun, burra të fortë. 8Të gjithë këta ishin pasardhësit e Obed Edomit, me bijtë dhe vëllezërit e tyre, burra të fortë, të aftë për shërbim. Nga Obed Edomi ishin gjithsej gjashtëdhjetë e dy. 9Meshelemjahu pati bij e vëllezër të fortë, gjithsej tetëmbëdhjetë. 10Hosahu, njëri prej bijve të Merarit, pati për bij Shimriun, të parëlindurin, të cilin e caktoi kryetar fisi. 11Hilkiahu ishte i dyti, Tebaliahu i treti, Zakaria i katërti, gjithsej bijtë dhe vëllezërit e Hosahut ishin trembëdhjetë.
12Këto rende derëtarësh e burrat që u prinin kishin të njëjtat detyra si vëllezërit e tyre për shërbimin në tempullin e Zotit. 13Hodhën short i vogël e i madh sipas fiseve, për secilën derë. 14Për lindjen i ra shorti Shelemiahut. Hodhën short edhe për Zakarinë, birin e tij, këshilltar i mençur, të cilit i ra për short veriu. 15Obed Edomit i ra jugu, ndërsa bijve të tij i ranë qilarët. 16Shupimit e Hosahut u ra perëndimi me derën e Shaleketit, në rrugën e përpjetë. Ishin rojë më rojë. 17Në lindje ishin caktuar gjashtë levitë çdo ditë; në veri katër çdo ditë; në jug katër çdo ditë; si edhe nga dy te qilarët. 18Te vrojtorja perëndimore ishin katër në rrugë e dy në vrojtore. 19Këto ishin rendet e derëtarëve për bijtë e Koreut e për bijtë e Merarit.
Nëpunësit e tjerë
20Levitët, vëllezërit e tyre, kujdeseshin për thesaret e tempullit të Perëndisë dhe për thesaret e sendeve të shenjtëruara. 21Bijtë e Ladanit, bijtë e gershonitëve, që i përkisnin Ladanit, kryefamiljarët, që i përkisnin Ladan Gershonitit, ishin jehielitët.
22Bijtë e Jehielit, Zetami e Joeli, vëllai i tij, ishin kujdestarë të thesareve të shtëpisë së Zotit. 23Për amramitët, icharitët, hebronitët e uzielitët, 24përgjegjësi i thesarëve ishte Shebueli, biri i Gershomit, të birit të Moisiut. 25Vëllezërit e tij, prej Eliezerit, ishin biri i tij Rehabiahu, që pati për bir Isainë, që pati për bir Joramin, që pati për bir Zikriun, që pati për bir Shelomotin. 26Ky, Shelomoti, dhe vëllezërit e tij, ishin përgjegjës për të gjitha thesaret e sendeve të shenjtëruara, që kishin kushtuar mbreti David, kryetarët e fiseve, kryemijësit, kryeqindësit e prijësit e ushtrisë. 27Ata kushtuan për mirëmbajtjen e tempullit të Zotit edhe pjesë nga preja e luftës, nga plaçkat e tjera 28dhe nga gjithçka kishin kushtuar vegimtari Samuel, Sauli, biri i Kishit, Abneri, biri i Nerit e Joabi, biri i Cerujahut. Të gjitha kushtimet ishin nën kujdesin e Shelomotit dhe të vëllezërve të tij.
29Për icharitët, Kenanjahu e bijtë e tij u caktuan si përgjegjës për punët e jashtme të Izraelit, si nëpunës e gjyqtarë. 30Për hebronitët u caktuan Hashabiahu e vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind trima, të mbikëqyrnin Izraelin nga ana perëndimore e Jordanit, për punët e Zotit e në shërbim të mbretit. 31Sa për hebronitët, Jerjahu ishte kreu i hebronitëve për secilin brez të fisit. Në vitin e dyzetë të mbretërimit të Davidit u bënë kërkime dhe u gjetën mes tyre trima të fortë në Jazer Gilead. 32Vëllezërit e tij, dy mijë e shtatëqind njerëz të fortë, mbreti David i caktoi përgjegjës për rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të manasenjve, për të gjitha punët hyjnore e mbretërore.

Currently Selected:

1 Kronikave 26: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy