YouVersion Logo
Search Icon

1 Kronikave 20

20
Pushtimi i Rabahut
1Në ndërrimin e viteve, në kohën kur mbretërit dalin në luftë, Joabi i priu ushtrisë, rrënoi tokën e amonitëve dhe shkoi e pushtoi Rabahun, ndërsa Davidi qëndroi në Jerusalem. Joabi e goditi Rabahun dhe e rrafshoi. 2Davidi ia hoqi nga koka kurorën mbretit të tyre dhe pa se peshonte më shumë se tridhjetë kilogramë ar dhe kishte një gur të çmuar. Kurorën ia vunë në kokë Davidit. Ai mori nga ai qytet plaçkë shumë të madhe. 3Popullin që banonte aty e dëboi dhe e vuri të punonte me sharra, kazma hekuri e sëpata. Davidi veproi njësoj me të gjitha qytetet e amonitëve. Pastaj u kthye në Jerusalem me mbarë popullin.
Shpartallimi i filistinëve
4Pas këtyre ngjarjeve plasi lufta kundër filistinëve në Gezer. Sibeka Hushatiti vrau Sipain, njërin prej pasardhësve të refaitëve, dhe filistinët u nënshtruan. 5Pati edhe një tjetër luftë me filistinët dhe Elhanani, biri i Jairit, vrau Lahmiun, vëllanë e Goliat Gititit, që e kishte dorëzën e heshtës porsi boshti i tezgjahut. 6Edhe në Gat u bë luftë. Aty u gjet një burrë shtatmadh, me nga gjashtë gishtërinj në secilën dorë e nga gjashtë gishtërinj në secilën këmbë, gjithsej njëzet e katër. Edhe ai ishte pasardhës i Rafait. 7Kur ai i përqeshi izraelitët, e vrau Jonatani, biri i Shimeait, të vëllait të Davidit. 8Këta i kishin lindur Rafait në Gat. Ata ranë prej dorës së Davidit e shërbëtorëve të tij.

Currently Selected:

1 Kronikave 20: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in