GJIONNIT 16
16
KAPTINA XVI.
1U fola juve këto, qi të mos shkandalizoheni.
2Kanë me u bamë juve jashtë synagogësë, por vien nji orë, qi kushdo t’u vrasi juve, me iu dukunë se bije lutëje te Perëndia.
3Edhe kanë me u bamë juve këto, sepse s’ngjofnë Atinë, as mue.
4Por u fola juve këto, qi t’i kujtoni, kur të vijë ora, se un’ u thashë juve. Edhe nuk’ u thashë juve këto çë përpara herësë, sepse ishiem bashkë me ju.
5Por tashti vete tek ai qi më dërgoi, edhe as ndonji prei jush nukë më pyet: Ku vete?
6Por sepse u fola juve këto, idhënimi mbushi zemrënë tuei.
7Por unë po u thom juve të vërtetënë, se ashtë mirë për ju me ikun’ unë, sepse ndë mos iksha, Ngushullimtari s’ka me ardhunë te ju; por mbassi të vete, kam me e dërguem te ju.
8Edhe ai kur të vijë, ka me qirtuem botënë për faj, edhe për dreitëni, edhe për gjyq:
9për faj, sepse nukë më besojnë;
10edhe për dreitëni, sepse vete tek em Atë, edhe nukë më shifni ma;
11edhe për gjyq, sepse urdhënari i kësai botës’ u gjukue.
12Edhe kam shumë me u thanë juve, por tashti nukë mundeni me i bartunë.
13Por kur të vijë ai, Shpirti i së vërtetësë, ka me u tërhekun udhënë juve mbë gjithë të vërtetënë, sepse s’ka me folunë prei vetiut, por ka me folunë sa të ndëgjojë; edhe ka me u diftuem juve ato punëra qi do të vijnë.
14Ai ka me më lavduem, sepse ka me marrë prei s’emesë, edhe ka me u diftuem juve.
15Gjithë sa ka Ati, janë të miatë, përandai thashë, se ka me marrë prei s’emesë, edhe ka me u diftuem juve.
16Edhe pak, edhe nukë më shifni; edhe prap edhe pak, edhe keni me më pamë, sepse unë po vete tek ai.
17Atëherë disa prei dishepujsh ati i thanë njiani tietrit: Qish ashtë këjo qi na thotë - Edhe pak, edhe nukë më shifni; edhe prap edhe pak, edhe keni me më pamë? Edhe, se: - Unë vete tek Ati?
18Thoshinë pra: Qish ashtë këjo qi thotë - Këjo edhe pak? Nukë dimë qish flet.
19Iesui pra muer vesht se dojshinë me e pyetunë, edhe u tha atyne: Për këte haheni njiani me tietrinë, se thashë - Edhe pak, edhe nukë më shifni; edhe prap edhe pak, edhe keni me më pamë?
20Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se ju keni me qjamë, e keni me bamë vaje, por bota ka me u gëzuem; edhe ju keni me u idhënuem, por idhënimi juei ka me u bamë për gëzim.
21Grueja kur piell, ka idhënim, se i erdhi ora; por si të pielli foshnjenë, s’kujton ma shtrëngiminë, për gëziminë se leu nji nieri ndë botët.
22Edhe ju pra tashti keni idhënim, por për-së-ri kam me u pamë juve, edhe zemëra juei ka me u gëzuem, edhe askushi nukë ngre gëziminë tuei prei jush.
23Edhe nd’ate ditë s’keni me lypun’ asgja prei mejet. Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se sa t’i lypni Atit mb’emënit t’em, ka me u dhanë juve.
24Qysh tashti nukë lypet asgja mb’emënit t’em; lypni, edhe keni me marrë, qi të jetë plot gëzimi juei.
25U fola juve këto me të përgjaituna, por vien nji orë, qi atëherë s’kam me u folunë juve ma me të përgjaituna, por kam me u diftuem juve mballa-faqe për Atinë.
26Nd’atë ditë keni me lypunë mb’emënit t’em; edhe nuk’ u thom juve, se unë kam me iu lutun’ Atit për ju,
27se ai Ati u do juve, sepse ju më patët dashunë, edhe patët besuem se unë dola prei Perëndisë.
28Dola prei Atit, edhe erdha te bota; prap la botënë, edhe vete tek Ati.
29Dishepujt’ e ati i thonë: Qe tashti te flet mballa-faqe, edhe nukë thue as ndonji të përgjaitëme.
30Tashti e ngjoftëm se i di të gjitha, edhe s’ke nevojë me të pyetunë kushi, përandai besojmë se dole prei Perëndisë.
31Iesui u përgjeq atyne: Tashti besoni?
32Qe te vien nji orë, edhe tashti ka ardhunë, qi të shpërndaheni gjithë-se-cilli mbë të vetat, edhe të më lini vetëmë, por s’jam vetëmë, sepse Ati ashtë bashkë me mue.
33U fola juve këto qi të keni paqtim mbë mue. Keni me pasunë shtrëngim ndë botët, por kini zemërë; un’ e kam mundunë botënë.
Currently Selected:
GJIONNIT 16: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania