Punët’ e Apostujvet 7
7
KAPTINA VII.
1Atëherë Krye-prifti tha: Vallë janë këto punë kështu?
2Edhe ai tha: O burra, vëllazën, edhe atënë, pa ndëgjoni - Perëndia i laftit iu duk atit t’ynë Abrahamit, kur ishte ndë Mesopotami, para se pat ndenjun’ ai ndë Harran,
3edhe i tha: “Dil prei dheut t’yt edhe prei fisit t’yt, edhe eja mb’ate dhe qi kam me të diftuem”.
4Atëherë ai duel prei dheut Haldevet, edhe ndenji ndë Harran; edhe prei andyj, mbassi vdiq i ati ati, e nguli ndë këte dhe qi rrini ju tashti.
5Edhe nuk’ i dha trashigim nd’ate dhe, as nji hapë kambe, por iu zotue se ka me ia dhanë ndën’ urdhënë të vet ati, edhe farës’ ati bashkë me ate, ndonëse ai s’kishte dial.
6Edhe Perëndia foli kështu: “Se fara e ati ka me votunë të rrijë ndë dhe të huej; edhe kanë me e bamë shërbëtore, edhe kanë me e marrë me të keq katër qind viet.
7Edhe ate komp, qi kanë me i shërbyem, kam me e gjukuem unë” - tha Perëndia - “edhe mbasandai kanë me dalunë, edhe kanë me më lutunë ndë këte vend”.
8Edhe i dha dhiatën’ e rreth-presiesë; edhe kështu i leu Isaaku, edhe e rreth-preu mbë të tetënë ditë; edhe Isaakut i leu Iakobi, edhe Iakobit i lenë të dy-mbë-dhetë Krye-atënitë.
9Edhe Krye-atënitë mbassi kishinë zmir Iosefinë, e shitnë ndë Egjyptë, por Perëndia ishte bashkë me ate,
10edhe e shpëtoi prei gjithë shtrëngimesh ati, edhe i dha hir e dituni përpara Faraonit mbëretit Egjyptit, i cilli e vuni të parë përmbi Egjyptinë, edhe përmbi gjithë shtëpin’ e vet.
11Edhe u ba nji zi mbë gjithë dhen’ e Egjyptit edhe Hanaanit, edhe nji shtrëngim i math, edhe atënitë t’anë nukë gjejinë ushqime.
12Por Iakobi kur ndëgjoi se kishte grunë ndë Egjyptë, dërgoi herën’ e parë atënitë t’anë.
13Edhe të dytënë herë Iosefi u ngjof me të vëllazënit e vet; edhe kombi i Iosefit duel për faqe te Faraoni.
14Edhe Iosefi dërgoi, e thërriti të atin’ e vet Iakobinë, edhe gjithë nierëzin’ e vet, qi ishinë shtatë-dhet’ e pesë shpirtë.
15Edhe Iakobi sdrypi ndë Egjyptë, edhe vdiq atie ai edhe atënitë t’anë.
16Edhe i prunë ndë Sihem, edhe i vunë nd’ate vorr qi pat blemë Abrahami me çimim argjandi prei të bijvet Emmorit të atit Syhemit.
17Por kur u avit koha e të zotuemit qi i pat bamë be Perëndia Abrahamit, u çue populli, edhe u shumue ndë Egjyptë,
18deri sa u ngrit nji tietër mbëret, i cilli nukë ngjifte Iosefinë.
19Kyi ngrefi lak kundrë kombit t’ynë, edhe u dha kaqi shtrëngim atënavet t’anë, sa i bani me hedhunë tej foshnjet’ e atyneve, qi të mos u ngjalletë fara.
20Ndë këte kohë leu Moiseu, edhe ishte i bukur’ i Perëndisë, i cilli u ushqye tre muej ndë shtëpi të atit vet.
21Edhe kur u hoth tej, e bija e Faraonit e muer, edhe e ushqeu për bir të vet.
22Edhe Moiseu u mësue ndë gjithë ditunin’ e Egjyptianëvet; edhe ishte i fortë ndë fjalë e ndë punë.
23Edhe kur ishte tue mbushunë katër-dhetë viet, i erdhi ndë zemërë t’ati me vum’ ore vëllazënit’ e vet, të bijt’ e Israelit.
24Edhe kur pa nji tue iu bamë keq, i duel zot, edhe vrau Egjyptianinë, e muer shpagim për ate qi mundohei.
25Sepse kujtonte se të vëllazënit’ e vet kishinë me e marrë vesht, se Perëndia u ep atyne shpëtim me anë të dorës’ ati, por ata nuk’ e muernë vesht.
26Edhe mbë të nesërmenë ditë u duk mb’ata kur po ziheshinë, edhe i nguti ndë paqtim, tue thanë: O burra, ju jeni vëllazën; përse i bani keq njiani tietërit?
27Por ai qi i bante keq të afërmit, e shtyni, edhe tha: Cilli të vuni të parë edhe gjukatës mbi ne?
28Mos do të më vrasish ti, sikurse vrave die ate Egjyptianinë?
29Atëherë Moiseu iku për këte fjalë, e u ba nieri i huej ndë dhe të Madiamit, atie ku i lenë dy dielm.
30Edhe mbassi u mbushnë katër-dhetë viet, iu duk ndë shkretinët të malit Sina engjull’ i Zotit ndë flakë të ziarrmit ferrësë.
31Edhe Moiseu kur pa, u mërekullue për ate të pame; edhe ai tue ardhunë ngjat me vum ore, erdhi zan’ i Zotit tek ai:
32“Unë jam Perëndia i atënavet tu, Perëndia i Abrahamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Iakobit”. Edhe Moiseu u trem, e s’kuxonte me vum’ ore.
33Atëherë Zoti i tha: “Sgjith të mbathunit’ e kambëvet tua, sepse ai vendi qi ke ndenjunë, ashtë dhe i shenjtënueshim.
34Vuna ore edhe pashë të hequnitë keq e popullit t’em qi ashtë ndë Egjyptë, edhe ndëgjova shamtimën’ e atyneve, edhe sdrypa me i shpëtuem; edhe tashti eja, se kam me të dërguem ndë Egjyptë”.
35Këte Moisenë qi e mohuenë, tue thanë: “Cilli të vuni të parë edhe gjukatës?”, këte Perëndia e dërgoi të parë edhe shpërblimtar me anë të dorës’ engjullit qi iu duk ndë ferrët.
36Kyi nxuer ata, mbassi bani mërekullia e shenje ndë dhe të Egjyptit, edhe ndë Det të Kuq, edhe ndë shkretinët katër-dhetë viet.
37Kyi asht’ ai Moiseu qi u tha të bijvet Israelit, se: “Zoti Perëndia juei ka me u ngritunë juve nji Profet prei vëllazënish tuei, porsi mue; ati keni me i ndëgjuem”.
38Kyi asht’ ai qi qe ndë përmbëledhiet ndë shkretinët bashkë me engjullinë qi fliste me ate ndë malt të Sinait, edhe me atënitë t’anë, i cilli priti fjalë të gjalla, për me dhanë neve.
39Atënitë t’anë nukë deshnë me i ndëgjuem, por e hothnë poshtë, edhe u këthyenë me zemërat e veta ndë Egjyptë,
40edhe i thanë Aaronit: “Na ban perëndina për me ecunë përpara nesh, sepse kyi Moiseu, qi na nxuer prei dheut Egjyptit, nukë dimë se qish i koditi”.
41Edhe banë nji viç nd’ato ditt, edhe i prunë kurban idhullit, edhe gëzoheshinë për punët’ e duervet veta.
42Përandai Perëndia u këthye, edhe i la për me iu lutunë ushtërisë qiellit; sikurse ashtë shkruem ndë libër të profetënavet: “Mos më keni prumë të theruna edhe kurbane katër-dhetë viet ndë shkretinët, o shtëpia e Israelit?
43Por ngritët tendën’ e Molohut, edhe yllin’ e perëndisë tuei Remfanit, figurevet qi batë për me i adhuruem, përandai kam me u shpërgulunë juve përtej Babylonisë”.
44Tenda e deshmisë ishte ndër atënit t’anë ndë shkretinët, sikurse porositi ai qi fliste me Moisenë, me e bamë mbas figuresë qi kishte pamë.
45Edhe atënitë t’anë e muernë me vetëhe, edhe e prunë bashkë me Iesunë ndë dhet qi pushtuenë prei kombesh, të cillëtë Perëndia i nxuer jashtë prei faqes’ atënavet t’anë, deri ndë ditt të Davidit;
46i cilli gjeti hir përpara Perëndisë, edhe hypi me gjetunë të ndenjunë për Perëndin’ e Iakobit.
47Edhe Solomoni i ndërtoi nji shtëpi.
48Por i Nalti nukë rri ndër tempuj qi bahenë me dorë; sikurse thotë profeti:
49“Qielli ashtë shkambi em, edhe dheu ashtë vendi qi ve kambët’ e mia; çfarë shtëpie keni me ndërtuem për mue? - thotë Zoti - A cilli asht ai vend i së prajtëmesë s’eme?
50A nuk’ i ka bamë dora eme këto të gjitha?”
51O krenë të pakëthyem, edhe të pa-rreth-premë ndë zemër’ e ndë veshë, ju përherë i rrini kundrë Shpirtit Shenjt, sikurse atënitë tuei, kështu edhe ju.
52Cillinë prei profetënish nukë ndoqnë atënitë tuei? Por edhe vran’ ata qi dhanë za çë përpara për të ardhëmen’ e të Dreitit, të cillit ju tashti u batë trathtorë edhe gjaksorë,
53qi muertë ligjënë prei porosiash engjujvet, edhe nuk’ e rueitët.
54Edhe ata kur ndëgjojinë këto, priteshinë ndëpër zemërat e veta, edhe ngërcëllojinë dhambëtë kundrë ati.
55Por ai ishte plot me Shpirtinë Shenjt; kur çoi sytë ndë qiell, pa laftin’ e Perëndisë, edhe Iesunë tue ndenjunë prei së diathtësë Perëndisë,
56edhe tha: Qe te po shof qijetë hapunë, edhe të birin’ e nieriut tue ndenjunë prei së diathtësë Perëndisë.
57Atëherë ata thërritnë me za të math, e zunë veshët’ e vet, edhe u turrnë të gjithë bashkë mbi ate,
58edhe e nxuernë jashtë qytetit, edhe e rrifinë me gurë; edhe deshmitarëtë lanë petkat’ e veta për-anë kambëvet nji dialoshi qi quhei Saul.
59Edhe rrifinë me gurë Stefaninë, qi lutei e thoshte: O Zoti Iesu, prit shpirtinë t’em.
60Edhe si u ul mbë gjuj, thërriti me za të math: O Zot, mos ua numëro atyne këte për faj. Edhe porsa tha këte, ra mbë gjumë.
Currently Selected:
Punët’ e Apostujvet 7: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania