Psalltiri 59
59
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi All-tashhith, Miktam i Dhavidhit, kur dërgoj Saulli, e ruaninë shtëpin’ e ati që ta vrisinë.
1Shpëto-më prej arëmiqet mi, o Perëndia im, mburo-më prej atyreve që janë ngriturë kundrë meje.
2Ruaj-më prej atyreve që punonjënë pa udhë, edhe shpëtomë prej njierëzet gjakravet.
3Sepse, na te gjuanjënë shpirtinë t’im; u hothnë mbi mua të fortë, as për pa-udhërinë t’ime, as për fajnë t’im, o Zot.
4Pa (qënurë mbë mua) pa-udhëri, sulen’ e bënenë gati, çohu e më del’ përpara, edhe shih.
5Ti pra, o Zot Perëndia i fuqivet, Perëndia i Israillit, çohu për të vënë re gjithë kombetë. Mos përdëllyejsh gjith’ ata që punonjënë pa udhë. Sellah.
6Kthenenë mbrëmanet, edhe lehnjënë si qen, edhe qarkonjënë qytetnë.
7Na ata te nxierrënë fjalë nga goj’ e tyre, edhe është shpatë ndë buzët t’atyreve, sepse (thonë): Kush ndigjon?
8Po ti, o Zot, ke për të qeshurë me ata, do të përqeshç gjithë kombetë.
9O fuqia ime, ty kam për të të priturë, se ti, o Perëndi, je ndihmësi im.
10Perëndia i përdëllimit t’im do të më harrinjë, Perëndia do të më dëftenjë (prishëjen’) e arëmiqet mi.
11Mos vrit ata, se mos harronjë ndonjë-herë llauzi im, përndaj ata me fuqit tënde, edhe shtier’-i poshtë, o Zot, mburonjësi ynë.
12(Për) fajn’ e gojësë tyre, (për) fjalët e buzëvet tyre, u zënçinë ndë madhështit të tyre, edhe për mallëkimn’ e për gënjeshtrënë që flasënë.
13Prish (ata) me zëmërim, prish (ata), sa të mos jenë, edhe le të ngjohënë, se Perëndia zotëron te Jakovi, edhe deri tek anët’ e dheut. Sellah.
14Do të kthenenë mbrëmanet, edhe do të lehnjënë si qen, edhe do të qarkonjënë qytetnë.
15Do të përndahenë për të ngrënë, edhe ndë mos u nginjçinë, do të hahenë.
16Po unë do të këndonj për fuqinë tënde, edhe ndë mëngjes do të lavduronj me gëzim përdëllimnë tënt, se m’u bëre ndihmës, edhe pshtetëje ndë ditë të shtrëngimit t’im.
17O fuqia ime, ty kam për të psallurë, se ti, o Perëndi, je ndihmësi im, Perëndia i përdëllimit t’im.
Currently Selected:
Psalltiri 59: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë