YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 52

52
Mbë të parinë kënkëtuar, Mashhill i Dhavidhit, kur erdhi Dhojku Idhumiti, e i dha zë Saullit, edhe i tha: Erdhi Dhavidhi ndë shtëpit të Ahimelleut.
1Ç’mburre mbë të keqenë, o i fortë? Përdëllim’ i Perëndisë (mbetetë) përherë.
2Gjuha jote çpif të këqia, posi ruanjës i prehëtë, punon me gënjeshtrë.
3Deshe të keqenë më tepërë se të mirënë, gënjeshtrënë më tepërë se të flaç të drejtënë. Sellah.
4Deshe gjithë fjalët’ e prishëjesë, edhe gjuhënë gënjeshtare.
5Përandaj Perëndia do të të rrëzonjë për kurdo, do të të shkëputnjë, edhe do të të ndërronjë vëndinë prej tendësë s’ate, edhe do të të çkulnjë prej dheut të gjallëvet. Sellah.
6Të drejtëtë do të shohënë, e do të frikësonenë, edhe do të qeshnjënë për atë, e do të thonë:
7Shih ay njieriu që nukë vuri Perëndinë për ndihmësin’ e ti, po shpëreu mbë të shumëtit e pasëjesë ti, edhe u forcua mbë të keqen’ e ti.
8Po unë (do të jem) posi dru ulliri i ngjomë ndë shtëpit të Perëndisë; shpërenj mbë përdëllimt të Perëndisë, gjithë jetën’ e jetësë.
9Do të të lavduronj përherë, se bëre (këtë), edhe do të shpërenj mb’emërit tënt, se ësht’i mirë përpara të drejtëvet tu.

Currently Selected:

Psalltiri 52: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in