YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 50

50
Psallm’ e Asafit.
1Perëndia i perëndivet, Zoti foli, edhe thirri dhenë, nga të lindurit e diellit, gjer ndë të perënduarit.
2Perëndia u duk prej Sionësë, (që është) ball’ i bukurisë.
3Perëndia ynë do të vinjë, edhe nukë do të pushonjë; do të digjetë ziar përpara ati, edhe er’ e fortë qark ati.
4Do të thërresë qiellë së siprëmi, edhe dhenë, për të gjykuarë llausn’ e ti.
5Përmbëlithni të drejtët’ e mi, të cilëtë bënë dhiatë me mua mbi kurbane.
6Edhe qiejtë do t’apënë zë për drejtërin’ e ati, se Perëndia vetë është gjykatës. Sellah.
7Ndigjo, o llauzi im, se unë do të flas, o Israill, se do të martyris kundrë teje: unë jam Perëndia, Perëndia yt.
8Nukë do të të qortonj për kurbanet’ e tu, edhe kurbanetë të diegurë gjithë janë përpara meje kurdo.
9Nukë do të pres prej shtëpisë s’ate viçrë, as sqep prej tufëvet tua.
10Se gjith’ egërsirat’ e pyllit janë të miatë, edhe bagëtia që janë mbi një mijë male.
11Ngjoh gjithë shpesët’ e malevet, edhe egërsirat’ e fushësë janë bashkë me mua.
12Ndë më arthtë u, s’do të them ty, sepse imeja është bota, edhe të mbushurit’ e asaj.
13Mos do të ha mish demash, a do të pi gjak sqepësh?
14Bën-i Perëndisë kurban lavdurimi, edhe ep-i të Lartit uratat’ e tua,
15edhe thirrë-më ndë ditë të shtrëngimit, se do të të dëlir, edhe do të më lavduronjç.
16Po Perëndia i tha fajtorit: Ç’ke ti, që tregon urdhërimet’ e mi, edhe zë ngojesh dhiatënë t’ime?
17Edhe ti ke mëri të mësuaritë, edhe hedh prapa teje fjalët’ e mia.
18Ndë pafsh viedhës, ecën bashkë me atë, edhe piesa jote është bashkë me kurvarët.
19Goja jote flet shumë keq, edhe gjuha jote gërsheton gënjeshtrë.
20Rri e flet kundrë t’yt vëllai, edhe vë skandallë kundrë të birit s’at ëme.
21Këto bëre, edhe pushova, more me mënt, se jam vërtet posi ti; do të të qërtonj, edhe do të nxier gjithë fajetë përpara syvet tu.
22Viri ndër mënt pra këto, ju që harruatë Perëndinë, se mos u rrëmbej ndonjë herë, edhe s’ka se kush t’u shpëtonjë.
23Ay që bie kurban lavdurimi, më lavduron, edhe ati që ndreq udhënë, do t’i dëftenj shpëtimn’ e Perëndisë.

Currently Selected:

Psalltiri 50: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in