Psalltiri 33
33
1Gëzohuni për Zotnë, o të drejtë, të drejtëvet u ka hije lavdurim.
2Lavduroni Zotnë me qitharë, psallni ati me psalltir me dhietë kordhëza.
3Këndoni ati kënkë të re, psallni mirë ati me brohori.
4Se fjal’ e Zotit (ësht’) e drejtë, edhe gjithë punët’ e ati (janë) me të vërtetë.
5Zoti do drejtëri edhe gjyq; dheu (është) plot me përdëllimn’ e Zotit.
6Prej fjalësë Zotit u bënë qiejtë, edhe gjithë fuqi’ e atyreve prej frymësë gojës’ ati.
7Mbëlodhi ujërat’ e detit posi shakullë, vuri avyssatë ndë thesore.
8Le t’i ketë frikë Zotit gjithë dheu, edhe le të dridhenë prej ati gjithë ata që rrinë ndë dhet.
9Se ay tha, edhe u bënë, ay urdhëroi, edhe u ndërtuanë.
10Zoti nxier të kotë këshillën’ e gjindëjevet, kthen përmbys mendimet’ e llauzevet.
11Po këshill’ e Zotit mbetetë për gjithë jetënë, mendimet’ e zëmrës’ ati bres pas brezi.
12Lum ay komp, të cilit Perëndia është Zot’ i ti, ay llaus, të cilinë cgjodhi për trashëgimn’ e ti.
13Zoti shtyri sytë prej qielli, pa gjithë të bijt’ e njierëzet.
14Prej vëndit që rri vetë vështron gjithë ata që rrinë ndë dhet.
15I cili gatoi si një zëmrat’ e atyreve, i cili ngjeh gjithë punët’ e atyreve.
16Mbëreti nukë shpëton nga të shumët’e fuqisë, edhe burr’ i fortë nukë shpëton nga e madheja forc’ e ti.
17Kot është kali për shpëtim, edhe nukë do të shpëtonjë me anë të shumësë fuqisë ti.
18Na syt’ e Zotit ndek janë mbi ata që kanë frikë prej ati, mbi ata që shpërenjënë mbë përdëllimt t’ati,
19që të shpëtonjë shpirtin’ e atyreve prej vdekëjesë, edhe t’i ushqenjë ndë (kohë) urie.
20Po shpirti ynë pret Zonë, se është ndihmësi ynë, edhe mburonjësi ynë.
21Se mb’atë do të gëzonetë zëmra jonë, sepse shpëryem mb’emërin e ati të shënjtëruarinë.
22U bëftë përdëllimi yt mbë ne, o Zot, sikundrë shpëryem mbë ty.
Currently Selected:
Psalltiri 33: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë