Psalltiri 31
31
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1Shpëreva mbë ty, o Zot, mos u turpërofsha për gjithë jetënë, ruaj-më edhe shpëtomë ndë drejtërit tënde.
2Ul veshnë tek unë, shpejto të më shpëtojsh, m’u bën shkrep i fortë, edhe shtëpi mpshtetëje, që të më shpëtojsh.
3Sepse je guri im edhe kasteli em, edhe për punë të emërit tënt hiq-më udhënë, edhe ushqe-më.
4Më nxir prej këti kurthi, që fshehnë për mua, se ti je mburonjësi im, o Zot.
5Ndë duart të tua ap frymënë t’ime: ti më shpërbleve, o Zot, Perëndia i së vërtetësë.
6Mora mëri ata që u mbanjënë vesh kotësivet rreme, po unë shpërenj mbë Zotnë.
7Do të gëzonem e do të ngazëllonem për përdëllimnë tënt, sepse vështrove shtrëngimnë t’im, ngjohe shpirtinë t’im ndë nevolat.
8Edhe nukë më mbylle ndë duart të arëmiqet; vure këmbët’ e mia ndë të gjerë.
9Përdëllye-më, o Zot, sepse jam ndë shtrëngim; u fyshk prej hidhërimit syri im, shpirti im, edhe barku im.
10Se shkova jetënë t’ime ndë të dhëmbura, edhe viet’ e mi ndë psherëtima, fuqia ime m’u këput prej varfërisë, edhe eshtërat’ e mia u tuntnë.
11U bëshë çpërnderim ndë gjith arëmiqt e mi, edhe më tepërë ndë fëqinjt’ e mi, edhe frikë ndë të ngjohurit e mi, ata që më shihinë jashtë ikëninë prej meje.
12U harrova prej zëmrësë (atyreve), posi i vdekurë, u bëshë posi enë e humburë.
13Se ndigjova çpërnderimn’ e të shumëvet: (ishtej) frikë përqark, kur u mbëlothnë ata kundrë meje, bënë këshillë të më ngrijnë jetënë.
14Po unë shpëreva mbë ty, o Zot, thashë: Tije Perëndia im.
15Ndë duart të tua (janë) kohërat’ e mia: ruaj-më prej dorësë arëmiqet mi, edhe prej atyre që më ndiekinë.
16Ndrit faqenë tënde te shërbëtori yt: shpëto-më për përdëllimnë tënt.
17Zot, mos u turpërofsha, sepse mbë ty thirra; u turpërofshinë të pa-besëtë, edhe cbritçinë ndë varr.
18U mëçelshinë buzëtë gënjeshtare, që flasënë pa udhë kundrë të drejtit me madhështi e me çpërnderim.
19Sa fort e madhe (ësht’) e mira jote, o Zot, që ruajte për ata që kanë frikë prej teje; bëre punë tek ata që shpërenjënë mbë ty, përpara të bijet njierëzet!
20Do të fshehç ata ndë të fshehëtit të faqesë s’ate prej madhështisë njierëzet, do t’i mbulonjç ndë tendë prej kundrë-fjalësë gjuhëravet.
21I bekuarë (qoftë Zoti), se bëri të maniçim përdëllimn’ e ti ndë qytet të fortë.
22Po unë thashë ndë tëmerimt t’im: U hodha tej prej sysh tu, përandaj ndigjove zën’ e lutëjes s’ime, kur klitha mbë ty.
23Doni Zonë, gjithë të drejtët’ e ati, Zoti ruan besëtarëtë, edhe ua çpaguan tepërë atyreve që punonjënë madhështi.
24Bëhuni burra, edhe le të forconetë zëmra juaj, gjithë juve që shpëreni mbë Zotnë.
Currently Selected:
Psalltiri 31: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë