YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 16

16
Miktam i Dhavidhit.
1Ruaj-më, o Zot, se mbë ty shpëreva.
2I thashë Zotit: Ti je Zoti im, se s’ke nevolë për të mirat e mia.
3Gjithë dashuria ime është mbë shënjtorët që janë ndë dhet, edhe mbë të cgjedhurit.
4Do të shumonenë të dhëmburat’ e atyreve që venë pas të tierësh (perëndira), unë s’do të bie kurbanet’ e atyreve të cpërkaturë prej gjakrash, as s’ do të zë n’goje emërat’ e atyreve.
5Zoti është pies’ e trashëgimit tim, edhe e qeftit t’im, ti je që më vë ndë këmbë trashëgimnë tim.
6Shkurtatë më ranë ndë (vënde) fort të mirë, sepse trashëgimi em është fort i mirë.
7Do të bekonj Zonë, që më urtësoi, po edhe natënë më mësuanë veshnjet’ e mia.
8Keshe ndër sy Zonë për herë, se është prej së diathtash mia, që të mos tundem.
9Përandaj u gëzua zëmra ime, edhe u ngazëllua gjuha ime, po edhe mishi im do të prehetë mbë shpëresë.
10Se nukë do të lësh shpirtinë t’im ndë varr, as nukë do të lësh të drejtinë tënt të shohë prishëje.
11Më dëfteve udhën’ e jetësë, do të më nginjç me gëzim të faqesë sate; gas është kurdo ndë të diathtët tënde.

Currently Selected:

Psalltiri 16: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in