Psalteri 9
9
Mbë të parinë kankatuer mbi Muth-llabben Psallm’ e Davidit.
1Kam me të lavduruem me gjithë zemrënë t’eme, o Zot, kam me treguem gjithë mërekullit e tua.
2Kam me gëzuem e me u gazmuem për tyi, kam me psallunë për emninë tand, o i Naltë.
3Kur të këthehenë mbrapa anëmiqt’ e mi, kanë me ranë, edhe kanë me u bierrë përpara sysh tu.
4Se ti bane gjyqinë t’em edhe të dreitënë t’eme, ndenje mbë shkamp tue gjukuem me dreitëni.
5Qirtove kombetë, prishe të pa-besinë, shove emënin’ e atyneve ndë jetët të jetësë.
6O anëmik, të shkretuemetë pushuenë për kur-do, edhe rrenove qytetetë; të përmendunit’ e atyneve hupi bashkë me ata.
7Por Zoti mbet për gjithë jetënë, bani gati shkambin’ e vet për gjyq.
8Edhe ai ka me gjukuem botënë me dreitëni, ka me gjukuem popujtë me të dreitë.
9Edhe Zoti ka me qenunë mpështetëje te i nevojëshimi, mpështetëje ndë kohë të shtrëngimit.
10Edhe ata qi ngjofin emninë tand kanë me shpëryem mbë tyi, se s’hoqe dorë prei atyneve qi të kërkojën’, o Zot.
11Psallni Zotit, qi rri ndë Sionë, tregoni punët’ e ati ndër popuj.
12Se, kur të kërkojë gjaknatë, i kuiton: s’harron klithmën’ e atyneve qi heqinë keq.
13Përdëlle-më, o Zot, shif shtrëngiminë t’em, qi vien prei atyneve qi më kanë mëni, ti qi më ngre nalt prei dyervet vdekësë,
14qi të tregoj gjithë lavdurimet’ e tu ndër dyert së bijësë Sionësë: unë kam me u gëzuem për shpëtiminë tand.
15Kombetë ranë nd’atë gropë qi banë: kamb’ e atyneve u zu nd’atë kurth, qi mpëshefnë.
16Zoti ngjifetë për gjyqinë qi ban: i pa-besi zihetë ndë lak për punët të duervet veta. Higgaion. Selah.
17Të pa-besëtë kanë me u këthyem ndë ferr: edhe gjithë kombetë qi harrojënë Perëndinë.
18Se i vobegu s’ka me u harruem kurrë, shpëresa e të nevojëshimëvet s’ka me hupunë kurrë.
19Ngreu, o Zot, le të mos dali ma i fortë njeri, le të gjukohenë kombetë përpara teje.
20Ven’, o Zot, ligjë-dhanës mbi ata, le ta ngjofinë kombetë, se janë njerës. Selah.
Currently Selected:
Psalteri 9: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.