YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 85

85
Mbë të parinë kankatuer. Psallmë për të bijt e Koreut.
1Të pëlqeu dheu yt, o Zot, këtheve Iakobinë prei robënisë.
2I fale paudhënitë popullit t’yt, mbulove gjithë fajet’ e atyneve. Selah.
3Pushove gjithë zemëriminë tand, u këtheve prei mënisë zemërimit t’yt.
4Këthe-na, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, edhe këthe zemëriminë tand prei nesh.
5 Mos ke me qenunë kur-do zemëruem mbë ne? Apor ke me shtrimë zemëriminë tand bres mbas brezi?
6Nukë do të këthehesh me na dhanë jetë, qi të gëzohetë populli yt për tyi?
7Difto-na përdëlliminë tand, o Zot, edhe ep-na shpëtiminë tand.
8Kam me ndigjuem qish ka me folunë Zoti Perëndi, se ka me folunë paqtim te populli i vet, edhe te të dreitët’ e vet, edhe le të mos këthehenë ndë marri.
9Por ngjat atyneve qi kanë frikë ate ashtë shpëtimi i ati, qi të rrijë lavdi ndë dhet t’anë.
10Përdëllimi edhe e vërteta hasnë bashkë, dreitënia e paqtimi u banë miq.
11E vërteta ka me lemë prei dheut, edhe dreitënia ka me u kurrusunë prei qiellit.
12Sepse Zoti ka me dhanë të mirënë, edhe dheu ynë ka me dhanë pemën’ e vet,
13dreitënia ka me ecunë përpara ati, edhe ka me vumë mb’udhë hapat’ e veta.

Currently Selected:

Psalteri 85: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in