YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 83

83
Kankë psallm’ e Asafit.
1O Perëndi, mos u resht, mos hesht, edhe mos pusho, o Perëndi.
2Sepse shif anëmiqt’ e tu te bajënë gjam, edhe ata qi të kanë mëni ngritnë krye.
3Banë këshille të keqe kundrë popullit t’yt, edhe këshilluenë kundrë të pshefunivet tu.
4Thanë: Eni, e le të shueimë ata prei kombit, edhe emëni i Israelit le të mos përmendetë ma.
5Se banë këshille me nji zemërë bashkë, lithnë fjalë kundrë teje.
6Tendat e Edomit, edhe Ismaelitëtë, Moabi edhe Hagarianëtë.
7Gebali, edhe Ammoni, edhe Amaleku, Filistenjtë bashkë me ata qi rrinë ndë Tyrë.
8Por edhe Assurri u bashkue me ata, u ndimuenë të bijvet Lotit. Selah.
9Ban-ua si Madianitëvet, si Sisarait, si Iabinit ndë purrue të Kisonit.
10 Të cillëtë hupnë ndë En-dor, u banë si plehë ndë dhet.
11Ban zotënit’ e atyneve porsi Orebin’ e Zebin’ e Zebeen’ e Salmananë, gjithë të parët’ e atyneve, të cillëtë thanë:
12Le të trashigoimë për vete vendetë qi rri Perëndia.
13O Perëndia em, ban-i ata porsi rrotovile, porsi kashtë përpara erësë.
14Porsi ziarrm qi diek pyllinë, edhe porsi flakë qi përcëllon maletë,
15kështu përzen-i me thëlliminë tand, edhe trem-i me erënë tande të fortënë.
16Mbush-u faqetë me shpërnderim, edhe kanë me kërkuem emëninë tand, o Zot.
17U turpënofshin’ e u përziefshinë për gjithë monë, edhe u turpënofshin’ e u vdiershinë,
18edhe le të ngjofinë se ti qi e ke eminë Zot, je vetëm’ i Naltë mbë gjithë dhenë.

Currently Selected:

Psalteri 83: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalteri 83