YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 81

81
Mbë të parinë kankatuer, mbi Gittith: Psallm’ e Asafit.
1Këndoni me gëzim për Perëndinë, fuqinë t’onë, brohorini për Perëndinë’ e Iakobit.
2Merrni kankë, edhe bini tympanësë, qitharë të pëlqyeshime bashkë me psallter.
3Bini pipësë ndë hanë të re, ndë ditë të shënueme të festësë s’anë.
4Se asht urdhënë mbë Israelinë, edhe ligj’ e Perëndisë Iakobit.
5Vuni këte për deshmin te Iosefi, kur duel ai prei dheut Misirit, atie ku ndigjova nji gjuhë, qi nuk’ e ngjifshiem.
6Largova krahin’ e ati prei barrësë, duert’ e ati u hoqnë prei kofinit.
7 thirre ndë shtrëngim, edhe të shpëtova, t’u përgjegja prei të pshefunit vendit bumbullimësë, të shprovova nd’ujënat të Meribahut. Selah.
8Ndigjo, o populli em, edhe kam me bamë deshmi kundrë teje,
9o Israel, ndë më ndigjofsh, mos jetë te ti perëndi i huej, edhe mos lusish perëndi të huej.
10Unë jam Zoti Perëndia yt, qi të nxora prei dheut Misirit, sgjano gojënë tande, edhe kam me ta mbushunë.
11Por populli em nukë ndigjoi zaninë t’em, edhe Israeli s’më mbaiti vesh.
12Përandai i dhashë ata ndër dëshërimet të zemërës’ atyne, edhe ecnë ndër këshillet të veta.
13Ndë më kishte ndigjuem populli em, edhe Israeli ndë kishte ecunë mb’udhët të mia,
14përnjiherë do të kishiem vumë poshtë anëmiqt’ e atyneve, edhe do të kishiem vumë dorënë t’eme mbi ata qi i shtrëngojinë.
15Ata qi kanë mëni Zotinë do të ishinë gënjyem tek ai, edhe do të kishinë kohë kurdo,
16edhe do t’ i kishte ushqyem me ballin’ e grunit, edhe kishiem me të ngimë me mialtë guri.

Currently Selected:

Psalteri 81: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in