Psalteri 56
56
Mbë të parinë kankatuer mbi Ionath-ellem-rehokim, Miktam i Davidit, kur mbaitnë ate Filistinëtë ndë Gath.
1Përdëlle-më, o Perëndi, sepse njeri rri me gojë hapëtë për me më përpimë, gjithë ditënë më shtrëngon tue luftuem.
2Anëmiqt’ e mi rrinë me gojë hapëtë gjithë ditënë, qi të më përpijnë, se ata qi më luftojënë përsipri janë shumë.
3Atë ditë, kur të frikohen, kam me shpëryem mbë tyi.
4Te Perëndia kam me lavduem fjalën’ e ati; shpëreva mbë Perëndinë, s’kam me pasunë frikë, qish do të më bajë mishi?
5Gjithë ditënë përkëthejënë fjalët’ e mia, gjithë mendimet’ e atyne janë kundrë meje për të keq.
6Mbëlidhenë, mpëshifenë, ruejënë hapat’ e mia, sikur presinë shpirtinë t’em.
7Për mos gja ke me i shpëtuem ata? Rrëzo popujtë ndë zemërim, o Perëndi.
8Ti më numëron të bierrat’ e udhësë, venë lott’ e mi ndë potir tand, nukë janë këto ndë libër tand?
9Atëherë kanë me u këthyem mbrapazë anëmiqt’ e mi, atë ditë kur të thërres mbë tyi;
10e dij këtë, se Perëndia ashtë me mue. Te Perëndia kam me lavduruem ligjëratënë,
11te Zoti kam me lavduruem fjalënë. Shpërej mbë Perëndinë, s’kam me pasunë frikë; qish do të më bajë njeriu?
12Tek unë janë urata, o Perëndi, qi kam me dhanë për lavduriminë tand.
13Se shpëtove shpirtinë t’em prei vdekësë; nukë do të shpëtojsh edhe kambët e mia prei rrëshqitësë, qi të ecij përpara Perëndisë ndë dritë të gjallëvet?
Currently Selected:
Psalteri 56: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.