YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 41

41
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1Lum ai qi shtie sytë mbë të vobegunë, Zoti ka me e shpëtuem ndë ditë të keqe.
2Zoti ka me e rueitunë, edhe ka me i rueitunë jetënë, edhe ka me qenun’ i lumunë mbi dhet, edhe s’ke me e dhanë n’dorë të anëmiqvet ati.
3Zoti ka me i dhanë fuqi ndë shtrat të lëngimit, ke me këthyen gjithë shtratin’ e ati ndë sëmundëjet t’ati.
4Unë thashë: Përdëlle-më, o Zot, shëndosh shpirtinë t’em, se fëjeva mbë tyi.
5Anëmiqt’ e mi thonë keq për mue: Kurë do të vdesi, e të biret’ emëni i ati?
6Edhe ndë arthtë kush me pamë, flet kot, zemëra e ati mbëleth ndë vetëvetëhenë pa-udhëni, si të dali jashtë, flet për atë.
7Gjith’ ata qi më kanë mëni pishtëllojënë bashkë kundrë meje, mendohenë keq kundrë meje,
8 tue thanë: Gja e keqe iu ngjit, edhe tue u diergunë, s’ka me u ngritunë ma.
9Sepse edhe ai njeriu i paqtimit t’em, qi shpëreva mb’atë, i cilli hante bukënë t’eme, ngriti thundrënë kundrë meje.
10Por ti, o Zot, përdëlle-më, edhe ngre-më, edhe kam me ua shpaguem.
11Prei kësai pune e dij se më do, sepse anëmiku em nukë triumfon kundrë meje.
12Por ti më ndife për të pakeqenë t’eme, edhe më forcove përpara teje për gjithë jetënë.
13I bekuem qoftë Zoti Perëndia i Israelit për gjithë jetën’ e jetësë. Amen, edhe amen.

Currently Selected:

Psalteri 41: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy