Psalteri 29
29
Psallm’ e Davidit.
1Epni Zotit, o të bijt’ e të fortëvet, epni Zotit lavdi e nder.
2Epni Zotit lavdinë e emënit ati, lutni Zotinë ndë shenjtëni të madhënueshime.
3Zan’ i Zotit ashtë mbi ujënat, Perëndia i lavdisë bumbullin, Zoti ashtë mbi shumë ujëna.
4Zan’ i Zotit asht’ i fortë, zan’ i Zotit ashtë ndë fuqi.
5Zan’ i Zotit thyen dulenja, edhe Zoti thyen dulenjat’ e Libanit,
6edhe i ban me karcyem porsi viç Libanë edhe Sirionë, porsi bir bri-vetëmi.
7Zan’ i Zotit shkëput flakat’ e ziarrmit.
8Zan’ i Zotit tund shkretinënë, Zoti tund shkretinën’ e Kadësë.
9Zan’ i Zotit ban me piellë drenatë, edhe svesh pyjetë, edhe gjithë-se-cilli flet për lavdinë e ati ndë tempull t’ati.
10Zoti rri mbi përmbytëjenë, edhe Zoti rri mbëret për gjithë jetënë.
11Zoti ka me i dhanë fuqi popullit vet, Zoti ka me bekuem popullin’ e vet me paqtim.
Currently Selected:
Psalteri 29: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.