YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 25

25
Psallm’ e Davidit.
1Te ti, o Zot, vara shpirtinë t’em.
2O Perëndia em, mbë tyi shpëreva: mos u turpënofsha, as mos qeshshinë me mue anëmiqt e mi.
3Sepse gjith’ ata qi presinë tyi, s’kanë me u turpënuem; u turpënofshin’ ata qi punojënë pa udhë mbë të kotë.
4Difto-më udhët’ e tua, o Zot, edhe mëso-më hapat’ e tua.
5Hiq-më udhënë ndë të vërtetënë tande, edhe mëso-më, se ti je Perëndia i shpëtimit t’em: tyi pres gjithë ditënë.
6Kuito përdëllimet’ e tu, o Zot, edhe misheriret’ e tu, se janë çë jetet.
7Mos kuito fajet’ e dielmënisë s’eme, edhe pa-udhëniat e mia; mbas përdëllimit tand kuito-më ti, o Zot, prei së mirësë s’ate.
8Zoti asht’ i mirë edhe i dreitë, përandai ka me u mësuem udhënë fajtorëvet.
9Ka me u hiekun’ udhënë të butëvet ndë gjyq, edhe ka me u mësuem udhën’ e vet të butëvet.
10Gjith’ udhët’ e Zotit janë përdëllim e të vërtetë mb’ata qi ruejënë dhiatën’ e ati edhe deshmimet’ e ati.
11Për punë të emënit tand, o Zot, ndëje pa-udhëninë t’eme, sepse asht’ e madhe.
12Cilli asht’ ai njeri qi ka frikë Zotinë? Ati ka me i diftuem udhënë, qi duhetë me sgjedhunë.
13Shpirti i ati ka me ndenjunë ndë të mira, edhe fara e ati ka me trashiguem dhenë.
14Të mpëshefunit’ e Zotit asht’ e atyneve qi e kanë frikë, edhe dhiata e vet do të diftohetë tek ata.
15Syt’ e mi janë kurdo te Zoti, se ai ka me më nxierrë kambëtë prei kurthit.
16Shtierë sytë mbi mue, edhe përdëlle-më, se jam i vetëm’ edhe i vobek.
17Shtrëngimet’ e zemrësë s’eme u shumuenë: nxir-më prei nevojavet mia.
18Shif shtrëngiminë t’em edhe mundiminë t’em, edhe fal gjithë fajet’ e mi.
19Shif anëmiqt’ e mi, se u shumuenë, edhe më muernë mëni pa udhë.
20Ruei shpirtinë t’em, edhe shpëto-më, mos u turpënofsha, sepse shpëreva mbi tyi.
21Të pakeqt’ edhe të dreitëtë le të më ruejënë, sepse prita tyi.
22Shpërble Israelin’, o Perëndi, prei gjithë shtrëngimevet ati.

Currently Selected:

Psalteri 25: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy