Psalteri 22
22
Mbë të parinë kankatuer, mbi Aieleth-Shahar. Psallm’ e Davidit.
1Perëndia em, Perëndia em, përse hoqe dorë prei meje? Përse rri lark prei shpëtimit t’em, edhe prei fjalëvet shamtimavet mia?
2Perëndia em, thërres ditën’, e nukë ndëgjon, edhe natën’ e s’kam pushim.
3Por ti je Shenjti, i cilli rri ndërmiet lavdimevet Israelit.
4Atënitë tanë shpëryenë mbë tyi, shpëryemë, edhe i rueite.
5Klithnë mbë tyi, edhe shpëtuenë; shpëryenë mbë tyi, edhe s’u turpënuenë.
6Por unë jam krymp, e jo njeri, shpërderim njerëzish, edhe të përqeshunë populli.
7Gjithë sa më shofinë, më përdredhinë buzëtë, flasinë me buzë, tundinë kryetë,
8 tue thanë: Shpëreu mbë Zotinë, le ta lirojë, le ta shpëtojë, sepse e do.
9Por ti je ai qi më shkite prei barkut, shpëresa eme çë prei sisavet amësë s’eme.
10Mbë tyi u hodha prei shtratit barkut: ti je Perëndia em çë prei barkut amësë s’eme.
11Mos u largo prei meje, sepse shtrëngimi ashtë ngjat, se s’ka kush me më ndimuem.
12Shumë dema më qarkuenë, mëzetën të fortë prei Bashanit më rrethuenë.
13Hapnë gojën’ e vet mbë mue, porsi leoni kur rrëmben e nguron.
14U derdha porsi ujë, edhe gjith’ eshtënat’ e mia u sbërthyenë, zemëra eme u ba porsi qiri, tretunë ndë miedis të zorrëvet mia.
15Fuqia eme u tha porsi guacë, edhe gjuha eme u ngjit ndë gurrmast t’em, edhe ti më sdrype ndë baltë të vdekësë.
16Sepse më qarkuenë qen, përmbëledhëje të këqijsh më rrethuenë, shpuenë duert’ e mia edhe kambët’ e mia.
17Mundem me ngjefunë gjith’ eshtënat’ e mia, këta më shtinë syt’ e më shikojënë.
18Danë petëkat’ e mia për vetëvetëhet, edhe shtinë shortë mbë petkunë t’em.
19Por ti, o Zot, mos u largo prei meje, ti, o fuqia eme, nxito me më ndimuem.
20Shpëto shpirtinë t’em prei shpate, të vetëminë t’em prei shputësë qenit.
21Shpëto-më prei gojësë leonit, edhe ndëgjomë me më shpëtuem prei brish bri-vetëmish.
22Kam me diftuem emëninë tand vëllazënavet mi, kam me të lavduem ndë miedis të përmbëledhëjesë.
23Ju qi kini frikë Zotinë, lavduroni atë, gjithë fara e Iakobit, lavdoni atë, edhe kini frikë atë, gjithë fara e Israelit.
24Se nukë hodhi poshtë, edhe nuk’ i u randue shtrëngimi i të shtrëngutit, edhe nukë mpëshefi faqen’ e vet prei ati, por kur thërriti mb’atë, e ndëgjoi.
25Lavdimi em ka me u rrëfyem prei teje ndë përmbëledhëje të madhe, kam me dhanë uratat’ e mia përpara atyneve qi kanë frikë atë.
26Të vobegëtë kanë me ngranë, edhe kanë me u ngimë; ata qi kërkojën’ atë, kanë me lavduruem Zotinë, zemëra juei ka me rruem për gjithë jetënë.
27Gjithë kantet’ e dheut kanë me u kuituem, edhe kanë me u këthyem te Zoti, edhe gjithë farat’ e kombevet kanë me lutunë përpara teje.
28Se mbretënia asht’e Zotit, edhe ai zotënon mbi kombet.
29Gjithë të maimit’ e dheut kanë me ngranë, edhe kanë me lutunë, gjith’ ata qi sdrypinë ndë baltë, kanë me ranë mbë gjunjë përpara ati, edhe askush nukë mundetë me rueitunë jetën’ e vet.
30Farat’ e atyneve kanë me i shërbyem, kanë me u ngjefunë te Zoti për bres.
31Kanë me ardhun’ e kanë me diftuem dreitënin’ e ati te nji popull qi ka me lemë, se Ai bani këte.
Currently Selected:
Psalteri 22: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.